Ky është momenti shokues kur një vajzë thyen shishen e verës gjatë një mosmarrëveshje me një grup të rinjsh në metronë e Londrës, të cilëve më pas u vërsulet.
Vajza rreth të 20-ve ishte përfshirë në një mosmarrëveshje me një grup të rinjsh në metro, kur për një moment humbi durimin dhe tentoi ta godasë njërin prej tyre në kokë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, ky veprim i saj nuk i zmbrapsi të rinjtë që vazhdonin ta provokonin, ndërsa ajo mori një shishe tjetër nga dora e mikeshës dhe bëri të njëjtën gjë – e theu dhe sërish tentoi t’i sulmonte.
Për fat të mirë mosmarrëveshja ka përfunduar pa të lënduar, ndërsa pamjet e publikuara më poshtë janë filmuar nga një pasagjer që ishte dëshmitar i kësaj ngjarje të tmerrshme. /Telegrafi/