Ambasadori i Finlandës në Shtetet e Bashkuara, Mikko Hautala, e njeh Vladimir Putinin më mirë se shumica e diplomatëve.
Ai e ka takuar atë disa herë, madje edhe në një sauna, thotë ai, ndërsa tregon një fotografi të tij si ambasadori i ri finlandez në Moskë duke i paraqitur letrat kredenciale Putinit në nëntor të vitit 2016, një ditë pas zgjedhjes së presidentit amerikan, Donald Trump.
Më pas ai ka treguar se si me presidentin finlandez, në fakt po fluturonin për në Soçi për të takuar zotin Putin.
“Ishte në gusht 2014″, ka rrëfyer ambasadori Hautala gjatë një interviste për FoxNews, në rezidencën e tij, përcjell Telegrafi.
Ata ishin të parët që u takuan me Putinin pasi ky i fundit pushtoi Krimenë.
Dhe Fox News e ka pyetur për “negociatat në saunën ruse”.
“Unë kam qenë në shumë situata bashkë me të, po”, ka thënë Hautala.
“Nuk do të komentoj për ndonjë takim specifik, por po, e kam takuar shumë herë”.
Kështu, Fox News i ka kërkuar atij mendimin për Putinin tani kundrejt kur e takoi në 2014.
Watch the latest video at foxnews.com
“Unë mendoj se ai ishte në ato kohë, pak më pragmatik. Ai donte të dëgjonte, donte të kuptonte pikëpamjet e tjera”, mendon Hautala, i cili flet rrjedhshëm gjuhën ruse dhe ukrainase.
“Ajo që shoh është se ai është më ideologjik, … pak më pak tolerant ndaj çdo opinioni të ndryshëm. Ai ka arritur në përfundimin se marrëdhëniet me Perëndimin kanë marrë fund. Nuk ka shumë për të humbur”.
Ndërkohë siç vë në pah Fox News, Hautala mbërriti në Uashington, DC për t’u bërë ambasador i Finlandës në SHBA në vitin 2020, ndër grupet e fundit të ambasadorëve që i paraqitën letrat e tyre presidentit Donald Trump përpara COVID-19.
I pyetur se pse Finlanda tani dëshiron të anëtarësohet në NATO, Hauleta mendon se rusët nuk duhet të habiten që vendi i tij tani dëshiron të anëtarësohet në NATO pasi Rusia pushtoi Ukrainën.
Ai thotë se i paralajmëroi ata personalisht në janar se kjo do të ndodhte nëse trupat ruse kalonin në Ukrainë.
Ndryshe, nëntorin e kaluar, 20 për qind e të gjithë finlandezëve donin të anëtarësoheshin në NATO, tani gati 80 për qind duan të anëtarësohen, sipas sondazheve të fundit, një ndryshim dramatik në ndjenjën publike pas dekadash neutraliteti pas Luftës së Dytë Botërore.
“Unë mendoj se ndryshimi kryesor i kursit ishte sulmi rus, sepse disponimi popullor filloi të ndryshojë me shpejtësi pas kësaj”, vlerëson Hautala.
“Sulmi ndaj Ukrainës, ishte krejtësisht i paligjshëm. Ishte i paprovokuar. Mendoj se i tronditi finlandezët në një mënyrë të thellë, sepse ata panë se fqinji i tyre është me të vërtetë në gjendje të bëjë një veprim të tillë”.
Siç thekson tutje Fox News, ambasadori Hautala i kaloi vitet e formimit si diplomat i ri në Ukrainë.
“Unë në thelb u dashurova me vendin (Ukrainën)”.
Ai kujton një mbrëmje të veçantë në fillim të vitit 2000, kur një mbrëmje të premte në një restorant në një rrugë kryesore në Kiev, ai u fut në një restorant me ukrainas të tjerë.
“Papritmas u bë një heshtje. Heshtje totale. Një burrë hyri me uniformë kamuflazhi të Ministrisë së Brendshme ruse. Kështu ai kishte një flamur rus dhe një emblemë ruse. Vura re se njerëzit heshtën. Dhe të gjithë po shikonin atë djalë”.
Hautala shtoi se me këtë kuptoi diçka, se Ukraina po zhvillonte një identitet të vetin.
Veç këtyre, ambasadori finlandez ka treguar se si u rrit me historitë e gjyshit të tij, një fermer finlandez, i vendosur në llogore në kufirin me Rusinë duke luftuar pushtimin rus të Finlandës në 1939 në fillimin e Luftës së Dytë Botërore gjatë asaj që u bë e njohur si Lufta e Dimrit – ku temperaturat ishin shumë të ulëta.
Atëbotë, finlandezët i shtynë rusët dhe rusët nënshkruan një armëpushim pas tre muajsh.
“Ata ishin fermerë, thjesht njerëz të zakonshëm. Ata ishin shumë patriotë”, rrëfen Hautala. “Një nga mitet në Rusi për Finlandën është se ne kishim snajperë në pemë”.
Ambasadori madje ka ende ditarin e gjyshit të tij që përshkruan se si qytetarët finlandezë të armatosur deri në dhëmbë prisnin në pyje për të sulmuar trupat pushtuese ruse.
“Finlanda ishte 4 milionë, Bashkimi Sovjetik ishte pothuajse 200 milionë. Pra, ndryshimi ishte i madh. Por unë mendoj se ajo që në thelb na shpëtoi ishte fakti që kishim më shumë motivim, siç shohim tani në Ukrainë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia