LAJMI I FUNDIT:

“Njeriu fontanë” sfidon natyrën (Video)

“Njeriu fontanë” sfidon natyrën (Video)

Dickinson Opong ka një talent të pazakontë me të cilin ka thyer një rekord botëror. Ai mund të pijë 4.5 litra ujë për disa sekonda, edhe pse stomaku i njeriut ka kapacitet prej vetëm rreth një litre.

Sikur kjo sasi e ujit do të absorbohej në qarkullimin e gjakut të tij, ai patjetër do të vdiste.

Përveç që stomaku i tij zgjerohet pesë herë më shumë se zakonisht, Opong, si një fenomen mjekësor, mundet tërë atë sasi uji, si një fontanë, ta pështyjë prapa.


Deri sot ai i ka bindur mjekët dhe skeptikët e shumtë, ndërsa ka thyer rekordin Guinness për kullimin më të madh të ujit nga goja. /Telegrafi/