Finalistja e Big Brother VIP, Beniada Nishani, ka qenë e ftuar ditën e sotme (e hënë) në emisionin “Ftesë në 5”.
Ajo ka treguar se si po shkon jeta e saj pas përfundimit të këtij spektakli, që bëri bujë të madhe për më shumë se 136 ditë.
Biondja zbuloi se njerëzit tani e ndalojnë në rrugë dhe ia këndojnë “Parfumin”, me të cilin mori vëmendje të madhe gjatë qëndrimit në shtëpi.
Nishani madje iu përgjigj edhe disa pyetjeve të tjera të moderatores që kishin të bënin pas daljes nga shtëpia.
E njëjta tha se një prej personave që e ka mbështetur dhe ka komunikuar më shumë jashtë është Big Mama.
Duke folur për situatat në shtëpi, Beni tha se gjëja që e ka prekur më shumë është situata mes Einxhelit dhe Donaldit.
“Nuk e prisja shumë por mami ka qajtur shumë. Mendonte se populli shqiptar më shihte vetëm si vajzë provokuese dhe mund të keqinterpretohej një gjest i imi. Të betohem kam qenë gjithmonë vetvetja”, vazhdoi ajo.
Edicionin e parë të Big Brother VIP e fitoi balerini Ilir Shaqiri. /Telegrafi/