LAJMI I FUNDIT:

“Njerëzit kanë kancer për shkak të mëkateve të tyre, kjo është drejtësi hyjnore” – stuhi reagimesh ndaj deklaratës së ministrit indian të Shëndetësisë

“Njerëzit kanë kancer për shkak të mëkateve të tyre, kjo është drejtësi hyjnore” – stuhi reagimesh ndaj deklaratës së ministrit indian të Shëndetësisë

Një deklaratë e një ministri të Shëndetësisë ka bërë që, përveçse të prek ndjenjat e të sëmurëve me kancer, të përcillet edhe me reagime të shumta ndaj deklaratës së tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për ministrin indian të Shëndetësisë, Assam Himanta Biswa Sarma, i cili ka provokuar një stuhi reagimesh pasi ka deklaruar se disa njerëz vuajnë nga sëmundje kërcënuese për jetën si kanceri për shkak të mëkateve të kryera në të kaluarën, të cilën ai e quajti “drejtësi hyjnore”.

Kështu, sipas mediave, këto komentet nxitën reagime të shumta në qarqet politike dhe në mesin e pacientëve me kancer.

“Perëndia na bën të vuajmë kur mëkatojmë. Nganjëherë takojmë njerëz të rinj të prekur nga kanceri ose të rinjtë që pësojnë aksidente. Nëse vëzhgoni sfond do të kuptoni se është drejtësi hyjnore. Duhet të vuajmë atë drejtësi hyjnore”, citohet të ketë thënë Sarma.

“Në këtë jetë ose në jetën tonë të mëparshme, ose ndoshta babai ose nëna … ndoshta ky i ri nuk ka bërë asgjë, por babai i tij ka bërë diçka të gabuar. Kjo drejtësi hyjnore gjithmonë do të jetë atje. Askush nuk mund t’i shpëtojë drejtësisë hyjnore”, ka thënë tutje ai.

“Është për të ardhur keq që ministri i shëndetësisë ka bërë një deklaratë të tillë për pacientët e kancerit, duke prekur ndjenjat e tyre”, ka qenë njëri nga komentet.

Gjithashtu një tjetër ka thënë: “Ministri i shëndetësisë e bëri këtë vërejtje për të mbuluar dështimin e tij për të kontrolluar shtrirjen e kancerit në shtet”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori