LAJMI I FUNDIT:

Njerëzit me grup 0 të gjakut dhe ata Rh negativë më pak të rrezikuar nga COVID-19?

Njerëzit me grup 0 të gjakut dhe ata Rh negativë më pak të rrezikuar nga COVID-19?
-->

Një studim i gjerë shton provat se njerëzit me gjak të tipit O ose Rh − negativ mund të jenë në rrezik pak më të ulët nga coronavirusi i ri, raporton Reutersi.

Midis 225,556 kanadezëve që u testuan për virusin, rreziku për një diagnozë COVID-19 ishte 12 për qind më i ulët dhe rreziku për COVID-19 me simptoma të rënda ose vdekja ishte 13 për qind më i ulët te njerëzit me grupin e gjakut “O” (Zero) në raport me ata që kanë A, AB ose B, raportuan studiuesit të martën në revistën shkencore, Annals of Internal Medicine.

Njerëzit në çdo grup gjaku që ishin Rh-negativë ishin gjithashtu disi të mbrojtur, veçanërisht nëse kishin gjak O-negativ. Njerëzit në këto grupe të gjakut mund të kenë zhvilluar antitrupa që mund të njohin disa aspekte të virusit të ri, i tha Reutersit, bashkautori Joel Ray nga spitali St. Michael në Toronto.

“Studimi ynë i ardhshëm do të shikojë në mënyrë specifike antitrupa të tillë dhe nëse ato shpjegojnë efektin mbrojtës,” tha Ray. Nëse apo si ky informacion mund të ndikojë në parandalimin ose trajtimin e COVID-19 është ende e paqartë.

Vitamina D dështon të ndihmojë në raste të rënda me COVID-19

Nivelet e ulëta të vitaminës D janë lidhur me rrezik më të lartë për sëmurje më të rëndë nga COVID-19 por nivelet e larta të vitaminës D nuk e rregullojnë problemin. Rritja e niveleve të vitaminës D në pacientët e sëmurë kritikë nuk e shkurtoi qëndrimin e tyre në spital si dhe nuk uli shanset që ata të mos shtriheshin në kujdesin intensiv, shkruan Evropa e Lire.

Sipas ta dhënave, pacientët patën nevojë për ventilim mekanik si dhe nuk u ulën gjasat për t’i mbijetuar sëmundjes, zbuluan mjekët në Brazil. Ata u dhanë 240 pacientëve të sëmurë rëndë dhe të shtruar në spital me COVID-19, qoftë një dozë të vetme të lartë të vitaminës D3 ose një placebo. Vetëm 6.7 për qind e pacientëve në grupin e vitaminës D kishin nivele “të mangëta” të lëndës ushqyese, krahasuar me 51.5 për qind të pacientëve në grupin placebo, por nuk kishte ndryshim në rezultate, bazuar në një studim të publikuar në “medRxiv”.

E njëjta gjë ishte vërtetuar kur studiuesit u përqendruan në 116 pacientë me mungesë të vitaminës D para trajtimit. Autorët thonë se gjetjet e tyre janë prova e parë e këtij lloji për të treguar se plotësimi i vitaminës D “është joefektiv për të përmirësuar kohëzgjatjen e qëndrimit në spital ose ndonjë rezultat tjetër klinik midis pacientëve të shtruar në spital të sëmurë rëndë nga COVID-19”.

Të mbijetuarit nga COVID-19 përfitojnë nga kujdesi shëndetësor në shtëpi

Të dhënat e reja thonë se të mbijetuarit nga COVID-19 që u lëshuan nga spitali përfituan nga kujdesi shëndetësor në shtëpi. Studiuesit nga Shërbimi i Infermierisë Vizituese të New York, Universiteti i Pensilvanisë dhe Universiteti Villanova, studiuan 1,409 pacientë që morën kujdes shëndetësor në shtëpi, gati gjysma e të cilëve ishin nën moshën 65 vjeç.

Kur u lëshuan, 80 për qind kishin ende probleme në frymëmarrje, shumica raportuan ankth ose konfuzion dhe më shumë se 80 për qind kishin nevojë për ndihmë për të ecur, veshur dhe larje. Pas një mesatareje prej 32 ditësh të kujdesit shëndetësor në shtëpi, 94 për qind e pacientëve nuk kishin më nevojë për ndihmë. Shumica dërrmuese nuk u rikuperuan plotësisht por shumica e simptomave u përmirësuan ndjeshëm, ashtu si aftësia e pacientëve për të kryer aktivitetet e përditshme.

“Vetëm dhjetë për qind është dashur që të ri-hospitalizohen, raportuan studiuesit të martën në revistën shkencore, Annals of Internal Medicine. “Vetëm 11 për qind e të mbijetuarve nga COVID-19 në të gjithë vendin u lëshuan nga ambientet e spitalit me shërbime shëndetësore të kualifikuara në shtëpi”, tha bashkautorja Margaret McDonald, pjesë e Shërbimit të Infermierisë Vizituese të New York. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori