Vaksinat kundër COVID-19 nuk mund ta parandalojnë plotësisht transmetimin e virusit te të tjerët, dhe njerëzit e vaksinuar duhet të vazhdojnë të respektojnë masat kufizuese tha një zyrtar britanik.
Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, zëvendës shefi mjekësor për Anglinë, profesori Jonathan Van-Tam tha se nëse ata që janë vaksinuar fillojnë të ‘çlirohen’ sepse mendojnë se janë të mbrojtur, ata potencialisht po rrezikojnë ata që gjenden në listën me përparësi të lartë që ende kanë nevojë për inokulim.
Paralajmërimi i tij erdhi derisa shifrat e fundit të qeverisë britanike treguan se deri më tani janë vaksinuar me dozat e para rreth 5.8 milionë njerëz në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, me një rekord prej 478 mijë personave që u injektuan në një ditë të vetme.
Ndryshe, deri më tani rreth 98 milionë raste të coronavirusit janë konfirmuar globalisht, derisa kanë ndërruar jetë më shumë se 2 milionë njerëz.
Ekspertët janë shprehur të shqetësuar për variantin e ri të COVID-19 i cili besohet të jetë më infektues se sa versionet e tjera ekzistuese.
Para disa ditësh kryeministri britanik, Boris Johnson, deklaroi se provat e hershme tregonin se ky variant i zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar ishte edhe më vdekjeprurës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute
Ministri ekstremist izraelit e përshkruan me një fjalë sulmin e Izraelit ndaj Iranit
Izraeli sulmon Iranin me raketa
Rreziku për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme më i madh se kurrë, paralajmëron mediumi britanik
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale
Pamjet e para nga sulmi izraelit drejt Iranit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi