Një grua ka vdekur dhe një burrë është shtruar në spital pas një shkëmbimi zjarri me policinë në Interstate 95 në Virginia, thonë autoritetet amerikane.
Një efektiv i Policisë së Shtetit të Virginias vuri re një SUV me targa false në zonën Springfield të Kontesë Fairfax.
SUV u largua me shpejtësi kur policia u përpoq të ndalonte automjetin, raporton foxnews.
Watch the latest video at foxnews.com
Shoferi fillimisht u përplas me një parmak, por vazhdoi të shkonte drejt jugut, thanë autoritetet.
Ndërsa policia iu afrua SUV-të, shoferi filloi të qëllonte mbi ta, thanë zyrtarët. Forcat e rendit u kundërpërgjigjën me zjarr, duke goditur shoferin dhe pasagjeren.
Burri u dërgua në spital gjersa gruaja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Asnjëra nuk është identifikuar.
Asnjë oficer nuk u lëndua nga të shtënat. Policët e përfshirë po presin rezultatin e hetimit, siç është protokolli standard. /Telegrafi/