LAJMI I FUNDIT:

Një i vdekur dhe 153 raste të reja me COVID-19

Një i vdekur dhe 153 raste të reja me COVID-19
Foto: Ilustrim

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë nga coronavirusi ka humbur jetën një person, ndërsa janë konfirmuar 153 raste të reja.

IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.784 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 153 raste pozitive.


“Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv nga komuna e Mitrovicës (47 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 106.345 raste nga 552.070 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.203 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 327 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.384 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.758.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 29 raste, Ferizaj 16 raste, Podujevë 16 raste, Gjakovë 15 raste, Mitrovicë 12 raste.

Prizren 10 raste, Gjilan 6 raste, Skenderaj 6 raste, Pejë 5 raste, Vushtrri 5 raste.

Drenas 4 raste, Istog 4 raste, Lipjan 4 raste, Obiliq 4 raste, Suharekë 3 raste, Viti 3 raste.

Fushë-Kosovë 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat: Kaçanik, Mamushë dhe Novobërdë.

IKSHPK kërkon nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse antiCOVID-19. /Telegrafi/