Për përgatitje do t’ju nevojiten vetëm tre përbërës
Efekt më i mirë arrihet te shndritja e flokëve ngjyrë kafe të lehtë – me një tretman ngjyra e flokëve ndryshon për 2 – 3 nuanca.
Zeshkanet patjetër duhet të kenë durim dhe të përsërisin procedurën disa herë, trasnmeton Telegrafi.
Për përgatitjen e kësaj maske do t’ju nevojiten:
– 3 lugë supe mjaltë;
– 3 lugë supe kanellë;
– 5 – 6 lugë supe balsam për flokë.
Përgatitja:
Përzieni mjaltin dhe kanellën. Përzieni ngadalë që të bashkohen mirë.
Kur tretja të bashkohet mirë, shtoni balsamin tuaj (regjeneratorin) për flokë.
Përzieni sërish mirë. Tani kjo tretje është e gatshme për përdorim.
Lani flokët në mënyrën e zakonshme. Kur të thahen flokët, krihini me krehër të gjerë dhe ndani në tufa.
Qitni tretjen në flokë me brushë për ngjyrosje flokësh, duke u përpjekur që me themel ta ngjyrosni çdo tufë.
Vërejtje:
Kini kujdes, që të mos e qitni në fytyrë, sepse mund të shkaktojë skuqje të butë dhe irritim. Gjithashtu, mos e fërkoni tretjen në lëkurën e flokëve.
Kur ta keni vendosur maskën, flokët ngrini dhe mbështillni në gërshet të vogël. Vendosni sipër kapelën e dushit apo ndonjë qese.
Lëreni të qëndrojë 30 minuta dhe pastaj shpëlajeni. /Telegrafi/