Site icon Telegrafi

Një tërmet i fuqishëm godet Lindjen e Largët të Rusisë, ndez alarmin për cunami – pamje që tregojnë panikun e banorëve

Një tërmet me një magnitudë prej 7.2 ka goditur rajonin e Lindjes së Largët të Rusisë, duke goditur Ishujt Kuril dhe duke shkaktuar një paralajmërim për cunami për rajonin me popullsi të paktë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, tërmeti u ndje në të gjithë rajonin të mërkurën pasdite (sipas kohës lokale), me një thellësi prej 56.7 kilometra.

Ende nuk ka raportime për dëme apo viktima.

Vendasit e tmerruar kanë shpërndarë pamjet në mediat sociale, disa duke thënë se “asnjëherë nuk kam ndier diçka të tillë”

Një dëshmitare tjetër tha që ajo kurrë nuk ka provuar diçka si dridhja e së Mërkurës gjatë 15 viteve që ajo ka jetuar në rajonin e prirur nga tërmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version