Një shkencëtare paralajmëron se “spërkalat e coronavirusit” mund të mbërrijnë deri në 8 metra
Udhëzimi i distancës sociale për të qëndruar 1 metër larg nga të tjerët, mund të mos jetë i mjaftueshëm, paralajmëron një shkencëtare, pasi deklaron se coronavirusi mund të mbërrijë në 8 metra dhe të mbijetojë me orë të tëra.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, profesoresha e asocuar, Lydia Bourouiba, e cila ka hulumtuar me vite dinamikën e kollës dhe teshtitave, paralajmëron në hulumtimin e publikuar së fundmi se udhëzimet aktuale janë të bazuara në modele të vjetëruara nga vitet e 30-ta.
Ajo thotë se pikat që sjellin patogjenin mund të “kërcejnë” deri në 8 metra.
Hulumtimi i saj i botuar në “Journal of the American Medical Association”, paralajmëron se spërkalat që vendosen përgjatë trajektores mund të kontaminojnë sipërfaqet, dhe mbetjet ose bërthamat e pikave mund të qëndrojnë në ajër për orë të tëra.
Bourouiba shënon një raport të vitit 2020 nga Kina, që tregon se grimcat e virusit mund të gjenden në sistemet e ventilimit në dhomat spitalore të pacientëve me Covid-19.
Ajo potencon se udhëzimet aktuale janë thjeshtësuar shumë dhe mund të kufizojnë efektivitetin e ndërhyrjeve të propozuara kundër pandemisë vdekjeprurëse.
“Ekziston një urgjencë për rishikimin e udhëzimeve që janë plasuar nga Organizata Botërore e Shëndetit dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, për nevojat e pajisjeve mbrojtëse veçanërisht për punonjësit e kujdesit shëndetësor të vijës së parë”, tha Bourouiba për USA Today.
Bourouiba ka shtuar se shpejtësitë e pikave mund arrijnë 10 deri në 30 metra në sekondë dhe maskat kirurgjikale dhe N95 të përdorura aktualisht nuk janë testuar për këto karakteristika të mundshme të emetimeve të frymëmarrjes.
Organizata Botërore e Shëndetit e cila sugjeron se 1 metër ose 2 është e mjaftueshme për të qëndruar në distancë, u deklaua për USA Today se ka mirëpritur studimet e reja.
“OBSH monitoron me kujdes provat e reja në lidhje me këtë temë kritike dhe do të azhurnojë këtë informacion të shkurtër shkencor pasi të mbledhen më shumë informacione”, tha WHO në një deklaratë për gazetën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE