LAJMI I FUNDIT:

Një sensacion në “Eurovision 2021” – Gjon Muharremaj tregon për sukseset e mëdha që e përcollën përgjatë vitit dhe planet për 2022

Një sensacion në “Eurovision 2021” – Gjon Muharremaj tregon për sukseset e mëdha që e përcollën përgjatë vitit dhe planet për 2022

Është vetëm 23-vjeç me një vullnet të jashtëzakonshëm e perspektiva të mëdha për të ardhmen, i cili për një periudhë të shkurtër kohore ka arritur të zë vend të veçantë në tregun ndërkombëtar.

Artisti me prejardhje nga Kosova, Gjon Muharremaj, i lindur dhe rritur në Zvicër, në vitin 2021 ka qenë një nga emrat që bëri bujë të madhe dhe u rendit krahas personazheve të suksesshëm shqiptarë me renome botërore.

Paraqitja dinjitoze në “Eurovision 2021” me zërin melodik dhe fuqinë e interpretimit e ka rikthyer në një personazh shumë të komentuar në çdo rrjet të mundshëm social.

Gjon Muharremaj (Foto: Screenshot/Instagram)

“Gjon’s Tears” (emri artistik i Gjon Muharremajt), me këngën “Tout I’Univers”, ka bërë që Zvicra ta zërë vendin e tretë në garën muzikore më të madhe në botë, “Eurovision”.

Të fascinuar me performancën e tij kanë qenë të gjithë përfshirë këtu edhe artistët nga Kosova e Shqipëria, nga të cilët njëherësh ka marrë përkrahje të madhe.

Gjon Muharremaj: Nuk mund ta besoj, i pari nga votat e jurisë dhe i treti nga votat e përgjithshme në Eurovision
Lexo po ashtu Gjon Muharremaj: Nuk mund ta besoj, i pari nga votat e jurisë dhe i treti nga votat e përgjithshme në Eurovision

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, ylli në ngritje rrëfen vitin që lamë pas, eksperiencën në “Eurovision 2021”, lidhjen me Shqipërinë e Kosovën si dhe ushqimet tradicionale që pëlqen më shumë.

Mes ngjarjeve të fundit e situatës me pandemi, një mesazh i rëndësishëm nuk mungoi as nga Gjon’s Tears për Vitin e Ri.

Gjon Muharremaj (Foto: Instagram)

Këtë vit ke qenë shumë aktiv dhe i përfshirë në profesionin tuaj, si shkoi 2021-ta për Gjon Muharremajn?

“Këtë vit isha shumë aktiv sepse me Eurovisionin dhe me The Voice of All Stars kisha shumë gjëra për të bërë, shumë këngë do të thotë projekte të ndryshme sidomos me televizorin, ishte një vit plot punë për mua dhe një vit me plot eksperienca të reja dhe për atë isha shumë aktiv sepse ndjeja veten sikur isha gati për të provuar gjëra të reja dhe më të mëdha që kisha provuar më herët dhe për këtë unë provova këto eksperienca të bukura e të reja”.

Ju vitin e kaluar bëtë bujë të madhe me paraqitjen në “Eurovision” duke qenë se zure edhe vendin e tretë, si të ka bërë të ndihesh ky fakt?

“Unë u ndjeva shumë shumë i bindur dhe krenar që isha në Eurovision dhe sidomos pas rezultatit më ka ardhur një mbështetje shumë shumë e madhe nga Shqipëria, nga Kosova dhe nga Zvicra dhe për mua ishte një gjë shumë e bukur sepse njerëzit më kanë mbështetur nga fillimi deri në fund dhe me përkrahin akoma, më japin shumë energji dhe shumë forcë për të vazhduar karrierën time dhe jam shumë i bindur për gjithë këtë dashuri që më japin, është vetëm fillim i një historie të bukur”.

Si erdhi deri tek përzgjedhja juaj si përfaqësues i Zvicrës në një kompeticion kaq të madh e aq të rëndësishëm në botë?

“Jam seleksionuar sepse do të thotë e kisha bërë një këngë, një duet të Zvicrës, ata më kanë parë në The Voice dhe më kanë ftuar për ta bërë një këngë bashkë. E kemi bërë atë bashkë, nuk e dija në fillim a ta nënshkruaj këtë, më në fund e kam nënshkruar këngën tek seleksionimi dhe u zgjodh ajo kënga dhe pastaj u anulua Eurovisioni. Më pas ishte pyetja nëse do të shkoja prapë ngaqë ishte një dyshim i madh sepse nuk e kisha përjetuar eksperiencën e Eurovisionit, doja ta bëja me të vërtetë për atë kam ardhur prapë me një tjetër këngë ne Eurovision dhe jam ndjerë shumë shumë i kënaqur me faktin që e kam pasur mundësinë të të shkojë në Eurovision”.

Gjon Muharremaj udhëton drejt Shqipërisë pas suksesit në Eurovision: Nuk e kam fshehur kurrë origjinën time
Lexo po ashtu Gjon Muharremaj udhëton drejt Shqipërisë pas suksesit në Eurovision: Nuk e kam fshehur kurrë origjinën time

Keni marrë përkrahje nga artistët shqiptarë dhe me kë prej tyre ruan raporte të mira?

“Më ka ardhur shumë shumë përkrahje nga Shqipëria dhe nga Kosova, nga shumë artistë që i kam dashur nga fillimi ishte do të thotë Anxhela Peristeri që e përfaqësoi Shqipërinë, ishte një kënaqësi e madhe dhe një gjë shumë e bukur ta kisha afër ngaqë ishim të dy bashkë në këtë aventurë, e ndihmonim njëri-tjetrin kur kishim pyetje dhe ishte një gjë shumë e bukur. Por, ka edhe shumë artistë që më kanë shkruar sidomos në Instagram që më kanë përkrahur dhe që kanë shpërndarë në rrjete sociale këtë fitore që e kisha të jem në vend të tretë”.

Edhe pse jeton dhe vepron prej kohësh në Zvicër, sa është i lidhur Gjoni me Kosovën?

“Unë kam lindur në Zvicër dhe jam rritur në Zvicër por e kam këtë lidhjen me Kosovën dhe Shqipërinë sepse unë babanë e kam nga Kosova dhe çdo vit për pushime kemi ardhur në Kosovë, e kam edhe familjen në Kosovë kështu që lidhjen e kam pasur nga fëmijëria dhe pastaj është zhvilluar sidomos pas Eurovisionit pas gjithë këtij suporti për atë unë e ndjej shumë të rëndësishme këtë lidhje me Kosovën dhe Shqipërinë sepse ka njerëz që më pëlqejnë, ka njerëz që e pëlqejnë muzikën time për atë si respekt kam dëshirë të shkoj në Kosovë e Shqipëri për projekte të ndryshme, por edhe për të gjithë fansat që kam në këto dy vende”.

Çfarë të pëlqen më shumë në Kosovë, çfarë do të dëshiroje të ndryshoje apo të ishte më ndryshe?

“Mua më pëlqejnë njerëzit në Kosovë që janë shumë të dashur dhe me zemër të madhe dhe çfarë më pëlqen më shumë do të thoja për të qeshur ‘pitja apo flija’ dhe pogaçja ka plot gjëra që më pëlqejnë sidomos këto që hahen, ushqimi dhe çfarë do të ndërroja, se di, jam shumë i emocionuar që Kosova po ndryshon dalë ngadalë dhe që po zhvillohet, është një gjë e bukur ta shikoj këtë dhe ishalla zhvillohet sa më shpejt por për gjithë këto vitet e vogla kur është bërë shtet deri tani ka bërë shumë, kështu që shumë e bukur por sërish ka akoma shumë punë për të bërë dhe ishalla do bëhet puna mirë dhe sa më shpejt”.

Krahas gjithë kësaj, në çfarë ka qenë Gjoni më i përqendruar këtë vit?

“Muzika. Sinqerisht muzika është ajo në të cilën jam fokusuar më shumë dhe albumi do të thotë muzika ime sot që dua të shpërndaj dhe atmosferën që dua të krijoj. Vetëm muzika dhe albumi im, këto ishin kryesoret e këtij viti”.

Gjon Muharremaj bëri shqiponjën në “Eurovision 2021” (Foto: YouTube)

Si fillon e si mbaron një ditë e juaja, jashtë profesionit? Me çfarë tjetër merresh?

“Shikoj shumë filma dhe më pëlqen shumë, është një pasion që më pëlqen dhe do prezantoj tek një Festival i Filmit këtu afër shtëpisë time, do të prezantoj do të thotë filmat e Kosovës dhe disa filma shqiptarë do të thotë nga Shqipëria e Madhe, Kosova Shqipëria për mua janë Shqipëria e Madhe, do të zgjedhi disa filma dhe do t’i prezantojë tek ky Festival i Filmit dhe pse jo të tregoj edhe argumente e storie për ata filma që do t’i zgjedhi dhe kështu që është një pasion që më pëlqen shumë kinemaja dhe pastaj ka plot gjëra që bëj, për momentin fokusohem tek muzika dhe te puna e muzikës, nuk bëj gjëra shumë jashtë muzikës, sepse bëj shumë shumë gjëra në muzikë këto ditë”.

Cilat janë planet e juaja për të ardhmen, çfarë do të presim nga Gjon’s Tears në vitin 2022?

“Albumi edhe shumë këngë të tjera, ishalla edhe plot bashkëpunime dhe plot surpriza, një vit ishalla me shumë befasi dhe jo më me sëmundje dhe virus që që po na e prish jetën, një vit më të bukur dhe një vit me më shumë surpriza”.

Mesazhi apo porosia që do ta përcillje për Vitin e Ri?

“Do të shpërndajë shumë dashuri dhe do të thoja jetoni jetën tuaj, përfitoni nga koha me të tjerët, gjithë këto kohë që e kemi do të thotë me familje duhet t’i japim shumë rëndësi se kjo situata na ka sqaruar që ndonjëherë ato që duken shumë të thjeshta ndërrohen, ato gjëra si për shembull ta vizitojmë dikë, ajo që është e thjeshtë t’i takojmë njerëzit ndonjëherë bëhet më e komplikuar nga ky virus dhe kështu që duhet ta jetojmë jetën dhe me përfitu, me shiju sa më shumë jetën tonë. Ta jetojmë jetën sa më shumë me dashuri të familjes dhe shoqërisë”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Kalo në kategori