LAJMI I FUNDIT:

Një raport i OKB-së thotë se pandemia e coronavirusit ishte “shumë e parashikueshme” – tregon edhe arsyet

Një raport i OKB-së thotë se pandemia e coronavirusit ishte “shumë e parashikueshme” – tregon edhe arsyet

Coronavirusi e zuri botën në befasi në atë se sa shpejt u përhap dhe ndryshoi gjithçka në lidhje me mënyrën se si ne jetojmë.

Por një raport i ri thotë se pandemia ishte në të vërtetë “shumë e parashikueshme” – dhe paralajmëron se më shumë prej tyre mund të jenë në horizont.


Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Departamenti i Mjedisit i Kombeve të Bashkuara (UNEP) thotë se shfaqja e SARS-CoV-2 nuk ishte befasi pasi praktikat bujqësore kanë shkaktuar një rritje të sëmundjeve zoonotike.

Sëmundjet zoonotike janë ato të afta të kalojnë nga kafshët vertebrorë te njerëzit dhe të mbijetojnë.

SARS-CoV-2, coronavirusi i veçantë që qëndron pas pandemisë aktuale, që ka të ngjarë të ketë origjinën në lakuriqët para përhapjes tek njerëzit – gjë e cila besohet të ketë ndodhur në një treg të lagësht në Wuhan, ku kafshët e egra u mbajtën, u vranë dhe u shitën.

Dhe pangolinat – kafshë me luspa – mund të kenë vepruar si një ndërmjetës për virusin midis lakuriqëve dhe njerëzve.

Siç thuhet më tej, përhapjet e sëmundjeve zoonotike kanë tendencë të jenë rezultat i shfrytëzimit njerëzor të jetës së egër në situata të tilla si në “hapësira të ngushta”, e cila i detyron njerëzit dhe kafshët në afërsi të vazhdueshme.

Madje, siç bëhet e ditur, çdo vit afërsisht dy milionë njerëz vdesin nga sëmundje zoonotike si tërbimi – sipas raportit të OKB-së, i cili u botua me Institutin Ndërkombëtar të Kërkimit të Blegtorisë (ILRI).

Profesoresha Delia Randolph, një epidemiologe veterinare dhe autore kryesore e raportit, tha: “Kjo ishte një pandemi shumë e parashikueshme”.

“Ndërsa shumë në botë ishin të befasuar nga COVID-19, ata prej nesh që punojnë në sëmundjet e kafshëve, nuk ishin”.

Ajo tha se kishte një “trend shumë të qartë” që nga vitet 1930, duke treguar se 75 për qind e sëmundjeve të reja njerëzore kishin origjinë te kafshët, siç është Ebola.

Siç paralajmërohet më tej, sipas raportit, do të ketë më shumë shpërthime të sëmundjeve të tilla nëse qeveritë nuk marrin masa vendimtare, duke shtuar se janë identifikuar shtatë tendenca që shkaktojnë rritjen e sëmundjeve zoonotike, përfshirë ndryshimin e klimës.

“Shkenca është e qartë se nëse vazhdojmë të shfrytëzojmë jetën e egër dhe shkatërrojmë ekosistemet tona, atëherë mund të presim që të shohim një rrjedhë të qëndrueshme të këtyre sëmundjeve që ‘hidhen’ nga kafshët tek njerëzit në vitet në vazhdim”, tha drejtorja ekzekutive e UNEP, Inger Andersen.

Duke shkatërruar habitatet e kafshëve, ne i drejtojmë ata në kontakt më të ngushtë me njerëzit, dhe ndryshimi i klimës e përkeqëson këtë përmes përmbytjeve dhe ngjarjeve të tjera ekstreme të motit.

Tregtia e jetës së egër, e cila është e zakonshme në Kinë por është ndaluar për momentin pasi bota merret me coronavirus, gjithashtu rrit kontaktin e njeriut me kafshët.

OKB thotë se kombet afrikane mund të udhëheqin rrugën drejt trajtimit të shpërthimeve zoonotike në të ardhmen për shkak të përvojës së tyre me Ebola dhe shpërthimet e tjera.

Ndryshe, aktualisht ka më shumë se 12 milionë raste të konfirmuara të COVID-19 në të gjithë botën, dhe numri i vdekjeve globale ka tejkaluar 540,000. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Kalo në kategori