Site icon Telegrafi

Një tifoz futet në fushë dhe ndërprenë stërvitjen e Juventusit – Ronaldo i ‘hedhet’ policit në shpinë, por ai e mori me sportivitet kur e pa që ishte portugezi

Juventusi po e vazhdon fazën  përgatitore, tani në Kinë, ku do ta zhvillojë edhe një ndeshje miqësore.

Të mërkurën në mesditë Juventusi do të përballet me Interin.

Ronaldo afër policëve

Djelmoshat e Maurizio Sarrit janë duke i vazhduar stërvitjet për këtë ndeshje, por që në atë të fundit, ka ndodhur një gjë interesante.

Një tifoz është futur në fushën e stërvitjes, por pa arritur të afrohet tek lojtarët e Juves është kapur nga policia.

Ishin shumë policë që iu bën djaloshit që ta ndalin, ndrërsa Ronaldo në formë shakaje i hedhet njëri në shpinë.

Polici kur e pa që ishte Ronaldo e mori me sportivitet.

Pas kësaj stërvitja e Juventusit vazhdoi rregullisht dhe nën masa të rrepta sigurie. /Telegrafi/

Exit mobile version