Site icon Telegrafi

Një i plagosur në Grykën e Deçanit

Një person është arrestuar, pasi që i njëjti – gjersa ishte duke udhëtuar me veturë në Grykën e Deçanit – ka qëlluar me pistoletë një burrë.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me katër fishekë të kalibrit 6.35mm.

Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Exit mobile version