Site icon Telegrafi

Humbin jetën pesë ushtarë dhe disa tjerë plagosen, një pjesëtar i Gardës Nacionale në Ukrainë hap zjarr mbi ta

Pesë persona kanë humbur jetën dhe disa tjerë janë plagosur nga të shtënat, kur një pjesëtari i Gardës Nacional në qytetin ukrainas Dnipro hapi zjarr mbi ta, njoftoi ministria e Punëve të Brendshme.

Raportohet se sulmuesi është akoma në liri, e katër të vrarët ishin pjesëtarë të ushtrisë ukrainase, derisa një tjetër civil, ka shtuar ministria e Brendshme, transmeton Telegrafi.

“Rreth orës 3:40 ka ndodhur tragjedia në jug të vendit – Juzmas. Ushtari i Gardë Nacionale të Ukrainës, Rjabcuk Artemi Jurjevic, i lindur më 2001, pasi që mori armën për arsye të panjohura ka shtënë mbi rojet e Gardës Nacionale me pushkën automatike kallashnikov që e mbante në duar, ku më pas ka ikur me armë. Si pasojë kanë humbur jetën pesë persona, e pesë janë konfirmuar”, ka shtuar ministria.

Në vendin ku ka ndodhur incidenti është rrethuar nga policia, e në njësinë e ushtrisë kanë filluar hetimet e brendshme, kanë bërë të ditur nga Garda Nacionale.

Motivet e të shtënave mbeten të panjohura, kurse në këtë qytet ukrainas ka filluar një operacion i gjerë i policisë dhe pjesëtarëve të Gardës Nacionale. /Telegrafi/

Exit mobile version