Një persona ka marr lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë në lëvizje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 17:30 në fshatin “Llukë e epërme”, në Deçan.

Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Raportohet se një i dyshuar i panjohur me veture ka goditur viktimën mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Pejës”, thuhet në raport. /Telegrafi/