LAJMI I FUNDIT:

Një nënë fiton 12 milionë dollarë “dëmshpërblim” për “foshnjën që nuk do të duhej ta lindte”!

Një nënë fiton 12 milionë dollarë “dëmshpërblim” për “foshnjën që nuk do të duhej ta lindte”!

Një nëne i është dhënë një kompensim rekord pas lindjes së djalit të saj, të cilin do ta kishte abortuar, nëse do t’i ishte thënë se do të lindte me pasoja.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Omodele Meadows, 40 vjeçe, së cilës i është dhënë një dëmshpërblim prej 12 milionë dollarësh për lindjen e gabuar të Adejuwon, tani gjashtë vjeç, në shtator të vitit 2011.


Kjo pasi që kur ai lindi, u zbulua se vuante nga një formë agresive e hemofilisë dhe autizmit.

Katër vjet para se ajo të mbetej shtatzënë, ajo kishte bërë një test për gjenin e hemofilisë, pasi u zbulua se një i afërm i saj e kishte atë.

Por asaj, nga një institucion mjekësor i ishte thënë gabimisht se ajo “ishte e pastër” nga kjo gjë.

Por, kur pas lindjes së Adejuwon ajo u nënshtrua testeve të hollësishme gjenetike, e konfirmuan atë si një bartëse të gjenit. /Telegrafi/