LAJMI I FUNDIT:

“Një herë në një milion raste”, studenti amerikan vdes nga komplikim i rrallë shëndetësor pas infektimit me COVID-19

“Një herë në një milion raste”, studenti amerikan vdes nga komplikim i rrallë shëndetësor pas infektimit me COVID-19

Chad Dorrill ishte në formë të shkëlqyeshme. I gjatë dhe i hollë, luante basketboll, mund të vraponte në distanca të gjata, por studenti 19-vjeçar nga Shtetet e Bashkuara vdiq të hënën në mbrëmje shkaku i coronavirusit, për shkak të ndërlikimeve neurologjike të lidhura me sëmundjen COVID-19, shkruan New York Times.

Dorrill, student i Universitetit Shtetëror të Appalachian në Boone, Karolina e Veriut, jetoi jashtë kampusit dhe ndoqi mësimet në internet kur u sëmurë.


Ai kishte simptoma të gripit, shkroi kancelari i shkollës, Sheri Everts në një deklaratë për studentët, duke konfirmuar vdekjen e tij, transmeton Telegrafi.

“Nëna e tij e thirri atë që të kthehej në shtëpi, për t’u vetë-izoluar dhe për t’u testuar”, shkroi Everts. “Dorrill doli pozitiv për coronavirus më 9 shtator dhe u kthye në Boone pas dhjetë ditësh vetë-izolimi”, thotë xhaxhai i tij David Dorrill, i cili jeton afër familjes së tij.

Ai tha se pasi nipi i tij u kthye në kolegj, ku pothuajse menjëherë filloi të kishte probleme serioze neurologjike.

“Kur u përpoq të ngrihej nga shtrati, këmbët e tij nuk funksiononin dhe vëllait tim iu desh ta çonte me veturë në urgjencë. Mjeku tha se kjo shihet një herë në një milion raste dhe se kurrë më parë nuk kishte parë sëmundjen të përparonte. Është një ndërlikim që virusi e shkaktoi duke i sulmuar trurin në vend të sistemit të frymëmarrjes”, pohoi xhaxhai.

Megjithëse coronavirusi zakonisht sulmon mushkëritë dhe veshkat, mëlçinë dhe enët e gjakut, një numër i konsiderueshëm i pacientëve raportojnë gjithashtu simptoma neurologjike, duke përfshirë dhimbje koke, konfuzion dhe jerm.

New York Times ka llogaritur rreth 130 mijë raste të konfirmuara të infeksionit në kampuset universitare të SHBA-ve që nga fillimi i pandemisë. /Telegrafi/