LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për trafikantët e dyshuar

Një muaj paraburgim për trafikantët e dyshuar

Gjykatësi i procedurës paraprake në gjykatën themelore të Gjilanit Ilmi Dalipi tha se u ka caktuar nga një muaj paraburgim katër të dyshuarve Shaip Gashi, Ahmet Berisha, Pajtim Haziraj dhe Arsim Haziraj.

Gjykata themelore në Gjilan përmes gjykatësit të procedurës paraprake Ilmi Dalipi u ka caktuar nga një muaj paraburgim katër të dyshuarve për veprën penale “kontrabandimi me emigrantët”.

Gjykatësi Ilmi Dalipi tha për rajonipress se u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarve Shaip Gashi (1981) nga fshati Kopiliq i Skënderajt, Ahmet Berisha (1990) nga Klina, Pajtim Haziraj (1982) nga Llausha dhe Arsim Haziraj (1984) nga Skënderaj.


Gjykatësi Dalipi tha se të dyshuarit e kanë mohuar veprën ndërkaq të njëjtit dyshohet se kanë tentuar të dërgojnë në territor të Serbisë të dëmtuarin Labinot Sylejmanin dhe Shpend Zefin. /Telegrafi/