Site icon Telegrafi

Një muaj paraburgim për nënën që dyshohet se privoi nga jeta foshnjën e saj

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji ndaj të pandehurës A. S.

E pandehura A.S, shtetase e Republikës së Kosovës nga Komuna e Gjilanit, dyshohet se me datë 27.10.2017, ka privuar nga jeta foshnjën e saj gjatë lindjes apo pas lindjes,

Ajo po ashtu është munduar të fshehë kryerjen e kësaj vepre.

Me këto veprime e pandehura dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e foshnjave gjatë lindjes, nga neni 182 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version