Site icon Telegrafi

Një moment historik për futbollin ka ndodhur në ndeshjen e Kupës së Botës për femra – gjyqtarja u dëgjua në stadium kur dha vendimin

Kupa e Botës në futbollin e femrave është duke u zhvilluar në Zelandë të Re dhe Australi dhe që në takimin e parë ndodhi një moment historik për futbollin.

Kjo ndodhi në ndeshjen mes Zelandës së Re dhe Norvegjisë, të cilën e fituan vendaset me rezultat 1-0.

Para fillimit të garës, FIFA ka lëshuar një udhëzim që gjyqtarët mund të flasin publikisht për vendimin e tyre përfundimtar pas shqyrtimit të VAR-it.

Lexo po ashtu FIFA do të paguajë 187 milionë euro për klubet pas angazhimit të lojtarëve të tyre në Kupën e Botës në Katar

Gjyqtarja japoneze Yoshimi Yamashita ishte e para në histori që përfitoi nga mundësia e ofruar nga FIFA.

 

Tre minuta para përfundimit të lojës, japonezja u thirr nga VAR për të rishikuar situatën në zonën e rreptësisë së Norvegjisë.

Pasi pa situatën, Yamashita tregoi pikën e bardhë dhe shpjegoi vendimin e saj në mikrofon që ta dëgjonte i gjithë stadiumi.

Lexo po ashtu Kampionati Botëror 2026 do të jetë me 48 shtete, prej tyre 16 nga Evropa: UEFA sqaron rrugën e kualifikimit

“Pas rishikimit, vendimi është penallti, ka thënë ajo mes brohoritjeve të turmës dhe stolit të Zelandës së Re.

Qëllimi i kësaj risie të FIFA-s është të rrisë transparencën e përdorimit të VAR në mënyrë që tifozët të jenë të vetëdijshëm për vendimet e gjyqtarëve.

“Sportet e tjera tashmë e kanë provuar këtë metodë. NFL e ka përdorur atë për një kohë të gjatë. Të gjithë duket se janë të kënaqur me këtë gjë”, ka thënë tha presidenti i Komisionit të Gjyqtarëve të FIFA-s, Pierluigi Collina në shkurt. /Telegrafi/

Exit mobile version