LAJMI I FUNDIT:

Një lajm i mirë në luftën kundër coronavirusit: Vaksina që po zhvillohet në Britani të Madhe po tregon shenja pozitive

Një lajm i mirë në luftën kundër coronavirusit: Vaksina që po zhvillohet në Britani të Madhe po tregon shenja pozitive

Një vaksinë kundër coronavirusit që po zhvillohet në Britani të Madhe po tregon shenja pozitive që mund të funksionojë pasi provat zbuluan se pjesëmarrësit po krijojnë qeliza që mund të shkatërrojnë sëmundjen.

Kështu shkruajnë mediat britanike, sipas të cilave, ekipi i shkencëtarëve në Oksford tashmë ka thënë se ata janë ‘80 për qind ‘të sigurt se mund të kenë një të tillë në dispozicion deri në shtator, me më shumë lajme të mira që priten këtë javë në The Lancet.


Madje, siç shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi, sot ka dalë që provat kanë zbuluar se vaksina po provokon një reagim të antitrupave në trup dhe të qelizave T thelbësore që do të shkatërrojnë virusin në trup.

Sipas asaj që thuhet më tej, rreth 8,000 britanikë po marrin pjesë në një testim të madh të vaksinës së Oksfordit, e cila është duke u prodhuar nga firma farmaceutike AstraZeneca.

Por, ndërsa normat e coronavirusit kanë rënë në këtë vend, studiuesit gjithashtu synojnë të vaksinojnë 4,000 individë në Brazil dhe 2,000 në Afrikën e Jugut.

Vaksina për COVID-19 e zhvilluar nga firma amerikane Moderna hyn në fazën përfundimtare të testimit
Lexo po ashtu Vaksina për COVID-19 e zhvilluar nga firma amerikane Moderna hyn në fazën përfundimtare të testimit

Sipas mediumit në fjalë, një vaksinë kundër coronavirusit duhet të zgjasë të paktën për disa vjet, ka thënë shkencëtarja britanike, vetë projekti i vaksinave i së cilës është projekti global i parë i zbuluar në fillim të këtij muaji.

Sarah Gilbert u tha deputetëve se ishte optimiste se një vaksinë do të sigurojë “një kohëzgjatje të mirë të imunitetit”.

Ajo është eksperte me famë botërore që drejton një ekip të Universitetit të Oksfordit, duke krijuar një vaksinë, kështu që pretendimi i saj mund të ndihmojë në “heqjen e dilemave” se sa mund të zgjasë mbrojtja ndaj COVID-19.

Epidemiologu kryesor amerikan jep ‘parashikimin e madh’ – tregon se kur bota do të ‘heqë qafe’ coronavirusin
Lexo po ashtu Epidemiologu kryesor amerikan jep ‘parashikimin e madh’ – tregon se kur bota do të ‘heqë qafe’ coronavirusin

Shqetësimet ishin ngritur pasi ato që kishin lloje të tjera të coronavirusit – të cilat janë më pak të rrezikshëm dhe shkaktojnë ftohjen e zakonshme – ishin në gjendje, në teste, të riktheheshin brenda një viti.

Pyetja kryesore është nëse vaksina do t’i mbrojë ata nga infektimi, apo thjesht t’i bëjë ata më pak të sëmurë.

Ajo thuhet se mund të funksionojë edhe më pak te njerëzit e moshuar sepse sistemet e tyre imunitare janë më të dobëta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Botë
Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Amerika
Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Afrika
Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Botë
Kalo në kategori