LAJMI I FUNDIT:

Një kontroll rutinë e policisë në Rusi, për pak nuk përfundoi në tragjedi (Video)

Një kontroll rutinë e policisë në Rusi, për pak nuk përfundoi në tragjedi (Video)

Një kontroll rutinë i policisë rrugore në Kazan të Rusisë, për pak sa nuk përfundoi një tragjedi, pasi shoferi tentoi t’i ikte policisë.

Pamjet e regjistruara në rrugë tregojnë një polic që i afrohet makinës dhe i kërkon dokumentet.

Në momentin që efektivi e ka dorën brenda dritares së shoferit, ky i fundit i jep makinës gaz papritur duke e marrë policin me vete dhe duke e tërhequr zvarrë me makinë.

Shoferi ndalon pasi përplaset me një tjetër makinë në kryqëzim. Ai nuk dorëzohet me kaq dhe tenton të largohet, por përplaset nga një makinë.

Megjithatë, edhe kjo nuk e pengoi që të tentonte sërish arratinë, përcjell tvklan.al.

Pasi mbledh pak veten, largohet me shpejtësi.

Sipas mediave lokale, pak më vonë ai u prangos nga forcat e policisë.

Personi në fjalë rezultoi një 37-vjeçar i zonës, me disa precedentë penalë.

Ndërkohë, efektivi i policisë pësoi dëmtime në gju dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori