Site icon Telegrafi

Një kamikaz shpërtheu veten para Hotel Baronit – pronari i tij thotë se s’ka viktima ndër pushuesit

Të paktën dy shpërthime tronditën zonën e aeroportit të Kabulit. Sipas mediave botërore, duke iu referuar burimeve të inteligjencës, një shpërthim ndodhi pranë portës së aeroportit, ndërsa tjetri ishte pranë Hotel Baron, ku qytetarët serbë po qëndronin javën e kaluar para evakuimit nga Afganistani.

Pronari i hotelit Baron konfirmoi për mediat se asnjë nga njerëzit në kohën e sulmit nuk u plagos.

“Si pronar i hotelit, konfirmoj se nuk ka viktima apo të lënduar në hotel. Shpërthimi ishte jashtë hotelit. Më vjen shumë keq për të gjitha viktimat e pafajshme”, shkroi pronari në Twitter, transmeton Telegrafi.

Sipas burimeve të sigurisë, një kamikaz shpërtheu veten në hyrje të hotelit, ndërsa jo shumë larg portës, një veturë dyshohet se u hodh në erë. Të paktën 13 persona u vranë në sulme, përfshirë fëmijë dhe dhjetëra njerëz u plagosën.

Pentagoni konfirmoi informacionin në lidhje me shpërthimet dhe shtoi se tani për tani nuk ka informacion të saktë në lidhje me numrin e viktimave, dhe se ka ushtarë amerikanë në mesin e të plagosurve.

Ndryshe, Hotel Baron ndodhet disa dhjetëra metra nga porta e aeroportit. Pamjet e shpërthimit të dyshuar para hotelit po qarkullojnë në rrjetet sociale, megjithatë, vërtetësia e tyre nuk është konfirmuar. /Telegrafi/

https://twitter.com/RohitDwi143/status/1430946513434255362

Exit mobile version