LAJMI I FUNDIT:

Një helikopter dhe një aeroplan të një aleati të Putinit i janë dorëzuar policisë ukrainase

Një helikopter dhe një aeroplan të një aleati të Putinit i janë dorëzuar policisë ukrainase

Një helikopter dhe një aeroplan që i përkasin një aleati besnik të presidentit rus u janë dorëzuar autoriteteve në Ukrainë, sipas policisë ukrainase.

Siç shkruan Sky News, përcjell Telegrafi, aeroplani i përkiste Viktor Medvechuk, i cili u arrestua nga forcat ukrainase më herët gjatë luftës.


Në një postim në Telegram, Policia Kombëtare e Ukrainës tha se ata i përkisnin familjes Medvechuk dhe “u dorëzuan për nevojat e forcave të armatosura”.

Medvechuk ishte miku më i mirë i Vladimir Putinit në Ukrainë, sipas The Guardian.

I quajtur shpesh si “princi i errët” i politikës ukrainase, ai ka qenë një aleat besnik i Putinit për dy dekada, duke udhëhequr një parti politike pro-ruse në Ukrainë për vite me radhë, edhe pas aneksimit rus të Krimesë në vitin 2014. /Telegrafi/