LAJMI I FUNDIT:

Një episod i jashtëzakonshëm në televizionin rus: Ushtaraku në pension paralajmëron se situata për Rusinë do të përkeqësohet qartë

Një episod i jashtëzakonshëm në televizionin rus: Ushtaraku në pension paralajmëron se situata për Rusinë do të përkeqësohet qartë

Ishte një episod i jashtëzakonshëm televiziv.

“60 Minuta” është emisioni kryesor i debateve dhe analizave në televizionin shtetëror rus: diskutim në studio që promovon linjën e Kremlinit në gjithçka, duke përfshirë të ashtuquajturin “operacion special ushtarak” të presidentit Vladimir Putin në Ukrainë.


Dhe aty, shumë herë pohohet se ofensiva ruse po shkon sipas planit.

Disfatat e shumta të ushtrisë së tij e detyrojnë Putinin “të përfshihet personalisht” në luftën në Ukrainë
Lexo po ashtu Disfatat e shumta të ushtrisë së tij e detyrojnë Putinin “të përfshihet personalisht” në luftën në Ukrainë

Por një i ftuar në studio, Mikhail Khodarenok, një analist ushtarak dhe kolonel në pension, paraqiti një pamje krejtësisht të ndryshme, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

Ai paralajmëroi se “situata [për Rusinë] do të përkeqësohet qartë” pasi Ukraina po merr ndihmë shtesë ushtarake nga Perëndimi dhe se “ushtria ukrainase mund të armatosë një milion njerëz”.

Duke iu referuar ushtarëve ukrainas, ai vuri në dukje se “dëshira për të mbrojtur atdheun e tyre është shumë e madhe”.

“Fitorja përfundimtare në fushën e betejës përcaktohet nga morali i lartë i trupave që po derdhin gjak për idetë për të cilat janë gati të luftojnë”.

Njeriu që e njeh Putinin më mirë se shumica e diplomatëve flet për takimet me presidentin rus - tregon paralajmërimin që ai u bëri rusëve në janar
Lexo po ashtu Njeriu që e njeh Putinin më mirë se shumica e diplomatëve flet për takimet me presidentin rus - tregon paralajmërimin që ai u bëri rusëve në janar

“Problemi më i madh me situatën ushtarake dhe politike [të Rusisë]”, vazhdoi ai, “është se ne jemi në izolim total politik dhe e gjithë bota është kundër nesh, edhe nëse ne nuk duam ta pranojmë. Ne duhet ta zgjidhim këtë situatë”.

“Situata nuk mund të konsiderohet normale kur kundër nesh është një koalicion prej 42 shtetesh dhe kur burimet tona ushtarako-politike dhe ushtarako-teknike janë të kufizuara”.

Të ftuarit e tjerë në studio heshtën; edhe prezantuesja, Olga Skabeyeva, normalisht e ashpër dhe e zëshme në mbrojtjen e saj ndaj Kremlinit, u shfaq jashtëzakonisht e nënshtruar.

Dhe siç vlerëson mediumi britanik, përcjell Telegrafi, është e rrallë të dëgjosh analiza të tilla realiste në televizionet ruse.

Komandantët e Putinit masakrojnë ushtarët e tyre të plagosur – rrëfimi i rusëve të zënë rob në Ukrainë
Lexo po ashtu Komandantët e Putinit masakrojnë ushtarët e tyre të plagosur – rrëfimi i rusëve të zënë rob në Ukrainë

Kremlini pothuajse ka arritur për të kontrolluar peizazhin informativ atje: duke mbyllur burimet e pavarura të lajmeve ruse dhe është siguruar që televizioni – mjeti kryesor në Rusi për formësimin e opinionit publik – është duke kryejë punën e tij.

Pra, çfarë ndodhi në “60 Minutat”?

A ishte kjo një thirrje zgjimi spontane dhe e papritur? Apo ishte planifikuar paraprakisht, si përgatitje e rusëve për lajme negative mbi “operacionin special ushtarak”? Kjo është ende herët për ta thënë! /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika
Kalo në kategori