LAJMI I FUNDIT:

Një burrë përshkruan ngacmimin që i ishte bërë kur ishte nxënës – akuzon edhe “mbikëqyrësin e shkollave” që ishte në sallë (Video)

Një burrë përshkruan ngacmimin që i ishte bërë kur ishte nxënës – akuzon edhe “mbikëqyrësin e shkollave” që ishte në sallë (Video)

Një burrë nga Teksasi ka folur në një sallë për mënyrën se si është ngacmuar si një nxënës i shkollës së mesme, madje edhe nga tanimë një “mbikëqyrës i shkollave”, që ishte gjithashtu në sallë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Greg Barrett i cili iu drejtua Bordit të Pavarur të Shkollave të hënën dhe zbuloi se edhe Lance Hindt e torturonte atë në mes të viteve 1970 në West Memorial Junior High School.

Barrett, emri ligjor i të cilit është Greg Gay, shihet në video të marrë nga takimi, duke i thënë bordit se ai ishte ngacmuar vazhdimisht nga studentët, mësuesit dhe stafi, për shkak të emrit të mbiemrit.

“Një ditë në drekë, unë e kisha kokën time të shtyrë në një urinale, ku edhe lëndova buzën time. Isha i shtrirë në tokë ku edhe më godisnin fëmijët tjerë”, tha ai.

Ai thotë se ngacmimi ishte aq i ashpër që ai u përpoq edhe të vriste veten.

“Epo unë u ktheva në shtëpi dhe e mora armën nga sirtari i babait tim dhe e vura në gojën time sepse në këtë pikë nuk kisha askënd. Askush nuk më ndihmonte”, ka rrëfyer tutje ai.

Barrett pastaj e mbylli deklaratën e tij duke e akuzuar Hindtin se ishte i dhunshëm.

“Lance, ti je ai që më hodhe kokën në urinave”, tha ai para se të dilte nga pamja e kamerës.

Në videon e mbledhjes së bordit, Hindt duket të qeshë me akuzën dhe kërkon që të thirret folësi tjetër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Kalo në kategori