Një person raportohet të ketë marrë disa pengje në një park argëtimi të Nuneaton të Britanisë së Madhe.
Policia e Warwickshire tha se është duke u marrë aktualisht me incidentin në Parkun Bermuda dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin këtë rajon.
Një dëshmitar ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë 30 zyrtarë policorë.
Një tjetër dëshmitar tha se pengmarrësi është i armatosur.
Për momentin nuk ka detaje tjera lidhur me incidentin.