LAJMI I FUNDIT:

Një 13-vjeçar është viktima më e re nga coronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar

Një 13-vjeçar është viktima më e re nga coronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar

Një nxënës 13-vjeçar në Londër është bërë viktima më e re nga coronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Ismail Mohamed Abdulwahab nga Brixton në jug të Londrës, i cili vdiq pa asnjë anëtar të familjes pranë, për shkak të natyrës së lartë infektive të virusit.


I riu i cili nuk vuante nga ndonjë sëmundje ekzistuese, ndërroi jetë në Spitalin Kings College dje në mëngjes, pasi u fut në gjendje kome të induktuar.

“Ismaili filloi të shfaqte simptoma dhe kishte vështirësi në frymëmarrje, ndërsa u pranua në Spitalin e Kings College”, u deklaruan nga familja e Mohamed.

“Ai u fut në një ventilator dhe më pas u fut në një gjendje kome, por fatkeqësisht vdiq dje në mëngjes. Për njohurinë tonë ai nuk kishte kushte sëmundje ekzistuese. Ne jemi përtej shkatërruar”, kanë thënë ata më tutje. /Telegrafi/