LAJMI I FUNDIT:

Nisma Socialdemokrate: Një mercenar në krye të Ministrisë së qeverisë së Albin Kurtit, të jep dorëheqje Hekuran Murati

Nisma Socialdemokrate: Një mercenar në krye të Ministrisë së qeverisë së Albin Kurtit, të jep dorëheqje Hekuran Murati

Nisma Socialdemokrate ka reaguar sot lidhur me një deklaratë të dikurshme të ministrit të Financave, Hekuran Mirati.

Nisma Socialdemokrate thekson se Murati nuk e kupton dot vlerën e lirisë as si  koncept e as si realitet.


“Deklarata e ministrit të financave Hekuran Murati se ‘më lirë do të na kushtonin mercenarët sesa UÇK-ja’ është skandal i rëndë dhe si i tillë është i pafalshëm për një bartës të një funksioni publik. Një deklaratë e tillë nga një zyrtar i lartë qeveritar fyen rëndë vuajtjet e shekullore të popullit shqiptar! Fyen rëndë mijëra dëshmorë dhe martirë të cilët dhanë jetën për çlirimin e vendit! Fyen rëndë çdo luftëtar të UÇK-së. Fyen rëndë qindra fëmijë të vrarë në mënyrë mizore nga barbaria serbe! Fyen rëndë mbi 20 mijë gra e vajza të dhunuara gjatë luftës!

Fyen rëndë lirinë  e vendit.

Ky tip mercenari nuk e kupton dot vlerën e lirisë as si  koncept e as si realitet”, thuhet në reagimin e Nismës.

“Lufta e UÇK-së është vlera më e çmueshme dhe themeli i lirisë së vendit. Liria nuk është pazar, siç e sheh mercenari, Hekuran Murati!

Prandaj, NISMA Socialdemokrate kërkon dorëheqje të menjëhershme të Hekuran Muratit nga posti i Ministrit të Qeverisë së Kosovës si dhe distancim publik të kryeministrit Albin Kurti nga kjo deklaratë skandaloze!”, thuhet më tej. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori