Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, po qëndron për një vizitë në Ankara të Turqisë ku është pritur nga homologu Reccep Tayip Erdogan.
Një moment i ndjeshëm është vërejtur në kohën kur Nishani mbërrin tek selia e Erdoganit.
Pasi zbret nga makina, dora e tij e majtë nuk lëviz fare.
Ndërkaq, presidenti turk e ndihmon të ngjitet në binën pranë ushtrisë, pasi edhe këmbën e majtë e lëvizë me vështirësi, shkruan lajmi.net.
Presidenti shqiptar shihej se kishte problem edhe me lëvizjen e këmbës së majtë.
Nishani ishte diagnostifikuar nga një sëmundje e quajtur Kavernome cerebrale dhe kishte pasur një ndërhyrje nga neurokirurgët.
Njëri nga ta, mjaft i njohur në Shqipëri, Mentor Petrela, kishte thënë se specialistët kanë bërë një progres në shërimin e tij, por Nishanit do t’i duhej të trajtohej edhe me kinestezi.
Edhe vet Nishani kishte folur hapur për sëmundjen e tij pas zgjedhjes në krye të shtetit.
Ai e kishte quajtur një problem “estetik”. /Telegrafi/