Por, ndërsa u fol për një proces vlerësimi model, disa prej gjyqtarëve që u emëruan në Gjykatën e Apelit Tiranë janë tepër të përfolur për shërbimet ndaj politikës. Marie Qiriazi ka qenë gjyqtare e Kolegjit Zgjedhor dhe mori akuza nga opozita e majtë për vendime të njëanshme gjatë zgjedhjeve vendore 2011; Ridvan Hado dhe Fatmira Hajdari për vendimin e dhënë për procesin gjyqësor të Gërdecit, raporton Top-Channel.

Agim Bendo është gjyqtari më i përfolur jo vetëm për vendimet nepotike dhe politike, por edhe për gjobën e famshme prej 400 mijë eurosh ndaj emisionit “Fiks Fare” për rastin “Pango”. Në Apel, KLD ka miratuar edhe një anëtar të vetin, Ilir Mustafajn. /Telegrafi/