0Shares

Është mbajtur marshi protestues në Ferizaj, i organizuar nga gratë dhe aktiviste të tjera të shoqërisë civile lidhur me rastin e fundit në Drenas.

Nisja u bë ora 11:30 u bë nga ish-objekti i Gjykatës Komunale, për të vazhduar te Stacioni i Policisë dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Qytetarët mbanin pankarta “Trupi im, zgjedhja ime”, “Aborti është zgjedhje, jo detyrim”, “Veshja ime, e drejta ime”, “Edhe sa thirrje të humbura”, “Stop dhunës institucionale”, “S’je hetues, je përdhunues”, etj.

Përfaqësuesja e këshillit organizativ, Dashurie Sefa tha se në vend se të japin dituri, vajzat e mitura po shfrytëzohen seksualisht.

“Ende pa u bërë 6 muaj po mblidhemi në këtë shesh për të protestuar për një vajzë. Po dalim për t’i dhënë mbështetje asaj, që e dhunuan dhe keqtrajtuan. Këtu para gjashtë muajve protestuam për rastin e një nëne dhe vajze të cilët u mbytën nga një burrë. Në vend se t’i jap dituri e bëri skllave seksuale… Ky shtet është i burrave, kjo ngritje në detyra u lejon që të bëjnë keqpërdorime… “, tha ajo.

Dy persona janë dënuar me nga një muaj paraburgim lidhur me akuzat për abuzimin e një të miture 16-vjeçare në Drenas. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)