Zv.ministri plotësues i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Ljupço Nikollovski, sot ishte për vizitë në rajonin e Strumicës ku realizoi takim me blerësit e prodhimeve bujqësore. Në këtë takim ai theksoi se ka dëgjuar problemet dhe pengesat e qytetarëve me të cilat janë ballafaquar ata gjatë eksportit dhe importit të prodhimeve bujqësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Blerësir do të jenë partneri ynë gjatë punës dhe gjatë krijimit të politikave në periudhën që pason. Në mënyrë të detyrushme institucionet gjatë miratimit të ligjeve duhet t’i konsultojnë edhe blerësit dhe palët tjera të prekura me çka do të rregullohet puna e tyre”, deklaroi Nikolloski.
Ai gjithashtu theksoi se duhet të gjithë institucionet shtetërore, qeveria dhe gjitha agjencitë të japin mbështetje më të madhe që të mundësohet eksport sa më i madh i prodhimeve bujqësore./Telegrafi/