Site icon Telegrafi

Nikolla: Në shkolla nuk do të predikohet, do të ketë mësim mbi fenë

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, gjate nje konference te perbashket shtypi, me ministrin grek te Edukimit dhe Ceshtjeve Fetare, Andreas Loverdos, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane./r/n/r/nLindita Nikolla, Minister of Education and Sports, during a meeting with Andreas Loverdos, Minister for Education and Religious Affairs.

Laiciteti i shkollës shqiptare do të mbrohet fort ndonëse në programin mësimor do të përfshihen disa orë mësimore mbi kulturën fetare.

“Nuk janë leksione fetare kurrsesi, sepse shkolla shqiptare është laike dhe do të mbrohet fortë laiciteti. Ka të bëjë me një specifikë të caktuar për mësimin e historisë së kulturave fetare dhe jo feja”, deklaroi ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, raporton Tch.

Në shtator nis projekti pilot që do të zbatohet në 5 pesë shkolla nëntëvjeçare dhe 5 gjimnaze të ndara në qyet dhe fshat. Nuk ka ende një tekst gati, por për këtë po bashkëpunohet me Observatorin e Laicitetit në Francë, shpjegon ministrja Nikolla.

“Flitet për një modul të caktuar që mund të kapë 20 orë mësimore, por ky është një draft që po diskutohet. Grupi i ekspertëve të MAS po bashkëpunon me Osbervatorin e Laicitetit në Francë dhe jo vetëm”, sqaroi Nikolla.

Mësuesit që do të zhvillojnë këto orë mësimore do të trajnohen. “Ne nuk do të bëjmë eksperimente me asnjë shkollë, apo fëmijë. Po punohet paraprakisht duke atashuar mësues të caktuar të lëndëve historike e sociologjike, që ata të jenë të mirëtrajnuar”, nënvizoi Nikolla.

Përveç se me komunietet fetare, ekspertët do të konsultohen edhe me prindërit e nxënësve pasi do të jenë ata që do të vendosin për shkollat ku do të nisë projekti pilot.

Exit mobile version