LAJMI I FUNDIT:

Niang: Milani mund ta mposhtë Barcën

Niang: Milani mund ta mposhtë Barcën

I riu i Milanit, M'Baye Niang është optimist se Rossonerët kanë shans të mposhtin Barcelonën dhe të kualifikohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Rossoneri përfunduan prapa Malagas dhe para Zenit St Petersburg dhe Anderlechtit në fazën e grupeve për të siguruar vend në fazën eliminatore të garës elite evropiane, dhe tash do të duhet të përballen me ish-kampionin, Barcelonën.


“Jam plot vetëbesim rreth sfidës së ardhshme të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës”.

“Messi është një lojtar i jashtëzakonshëm, por ai nuk është i vetmi. Ne nuk mund të fokusohemi vetëm në të. Megjithatë, nuk kam frikë nga Barcelona. Shpresoj të jem në gjendje t’ua tregoj këtë kur të takohemi”.

“Do të bëj gjithçka për ta bindur Allegin të më përfshijë në listë për Ligën e Kampionëve”, ka thënë Niang për La Gazzetta dello Sport.
Ndeshja e parë në mes të skuadrave do të zhvillohet më 13 shkurt në San Siro. /Telegrafi/