LAJMI I FUNDIT:

Niall Horan anulon turneun botëror për shkak të coronavirus

Niall Horan anulon turneun botëror për shkak të coronavirus
Niall Horan(Foto nga Dave Kotinsky/Getty Images for iHeart/Guliver)

Kriza globale e shkaktuar nga pandemia coronavirus ka filluar që të shkaktojë probleme në industrinë e muzikës.

Shumë turne botërore që do të mbaheshin këtë vit, janë anuluar për shkak të respektimit të masave mbrojtëse ndaj virusit vdekjeprurës.


Këngëtari Niall Horan anuloi turneun e tij solo për shkak të këtij virusi, ku përpos këtij lajmi dha edhe një mesazh për ndjekësit e tij, shkruan Mirror.

Niall Horan (Foto nga Michael Loccisano/Getty Images for iHeart/Guliver)

Niall shtoi se ishte e rëndësishme për të që të përcaktojë me përparësi sigurinë e “ndjekësve dhe familjes së tij në turne”. Në një deklaratë të lëshuar në mediat sociale, ai shkruante: “Duke pasur parasysh rrethanat e pashembullta kam vendosur të mos ec përpara me turneun botëror”.

“Ky ishte një vendim i vështirë, por mirëqenia e ndjekësve të mi dhe e familjes së turneut është gjithmonë përparësia ime kryesore”.

“Duke mos qenë në gjendje të bëj një turne për atë që është në të vërtetë shumica e vitit 2020, nuk ndjehem mirë dhe më vjen shumë keq për të gjithë ju njerëz të mahnitshëm që keni blerë bileta”.

“Mezi pres të jem në gjendje të sjell muzikë të re dhe një turne të ri për të gjithë adhuruesit e mi nëpër botë në vitin 2021”, ka shkruar muzikanti duke shtuar se biletat do të ktheheshin dhe datat e reja do të shpalleshin pasi të vendoset rendi.

Niall u ngrit në famë si pjesë e “One Direction” në ‘The X Factor’ në vitin 2010 dhe prej asaj kohe ka ndërtuar një karrierë të suksesshme solo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ana Skrel

Ana Skrel "djeg" rrjetin me një fotografi ku dukej tejet joshëse, nuk mungon komenti i Robert Berishës

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora vjen me këngën

Dhurata Dora vjen me këngën "Sheqer", një projekt ndryshe prej herave të tjera

Magazina
Kalo në kategori