Në rrjetet sociale është shfaqur videoja e një burri të panjohur nga qyteti kinez Chengdu, i cili ishte ngjitur në shtyllën elektrike dhe po bënte ushtrime derisa policia nuk u shfaq për ta arrestuar.

Mediat botërore raportojnë se për shkak të tij, një lagje e tërë e këtij qyteti ka mbetur pa energji elektrike, transmeton Telegrafi.

Patrulla e policisë që ishte shfaqur në vendin e ngjarjes, kishte parë burrin në maje të shtyllës elektrike duke bërë ushtrime.

Si rezultat i kësaj dhjetëra mijëra banorë kanë mbetur pa energji, për shkak të organet kompetente janë detyruar ta fikin që ta zbresin në tokë burrin.

Në anën tjetër, autoritetet komunale i kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos shkojnë hapave të këtij burri, i cili ka dhënë një shembull të keq. /Telegrafi/