LAJMI I FUNDIT:

Ngjarja e rëndë shkakton një furi reagimesh: E pa në krevat me fqinjin, nëna mbyt me jastëk të birin

Ngjarja e rëndë shkakton një furi reagimesh: E pa në krevat me fqinjin, nëna mbyt me jastëk të birin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën Sakarya të Turqisë, ku një 40-vjeçare në bashkëpunim fqinjin ka mbytur me jastëk fëmijën e saj pasi i kishte parë në krevat së bashku.

Zeynep K. u paraqit në polici ku njoftoi vdekjen e të birit 11-vjeçar të mërkurën.


“Djali im ka vdekur, është në shtëpi”, tha ajo në polici, denoncim pas të cilit forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje, në distriktin Karasu.

I mituri Necmi Talha u dërgua menjëherë në spital, por pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve nuk u rikthye në jetë.

Sipas ekzaminimeve të para, ai ishte mbytur me jastëk, përcjell tvklan.al.

Agjencia turke e lajmeve “DHA” raporton se pas dyshimeve mbi ngjarjen, e ëma e fëmijës u vu në pranga.

Në dëshminë e saj të dytë, ajo pranoi krimin, ndërsa si shkak tha se ishte fakti që fëmija nuk kishte shkuar në shkollë.

Ndryshimi i dëshmisë solli dyshime të tjera tek hetuesit, që mësuan se me gruan kishte qenë edhe fqinji i saj moshatar, K.Y., i cili po ashtu përfundoi në pranga.

Ky arrestim bëri që gruaja të ndryshonte për herë të dytë dëshminë e saj dhe të pranonte se të birin 11-vjeçar e kishte mbytur me jastëk në bashkëpunim me fqinjin pasi mëngjesin e së mërkurës i kishte parë në krevat së bashku.

Ngjarja e rëndë ka shkaktuar një furi të madhe reagimesh në media dhe në rrjetet sociale.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori