Site icon Telegrafi

Ngecje në ndëshkimin e trafikantëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni ka thënë se policia ka bërë punë të shkëlqyeshme në lidhje me luftimin e trafikimit me qeniet njerëzore në vend, por që të gjeturat e raporteve të këtij viti, nuk janë të kënaqshme.

“Kosova nuk është e kënaqur me të gjeturat e raporteve të këtij viti qofshin ato nga departamenti amerikan apo nga raporti i progresit”.

“Ministria jonë ka vendosur që duhet një fushatë më sistematike më energjike me kyçjen e të gjithë spektrit institucional. Dua ta them pa hezitim e vërteta që del nga raportet është që polica ka bërë punë të shkëlqyeshme”.

Këto deklarime Ministri Hyseni i dha në konferencën e mbajtur nga Ministria e Punëve të Brendshme me rastin e shënimit të ditës së viktimave të trafikimit me qenie njerëzore, njofton Klan Kosova.

Sipas Hysenit duhet bërë ndryshime denjësore ndaj ndëshkueshmërisë të përfshirë në trafikim, pasi nuk është në shkallën e duhur.

“Ndëshkueshmëria e përfshirë në trafikim nuk është në shkallën e duhur, dhe duhet bërë ndryshime denjësore. Është thelbësore gjatë muajve ne vijim. Ta ndryshojmë thelbësisht imazhin në këtë fushë’’ është shprehur Hyseni në konferencën e mbajtur.

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni shtoi gjithashtu se ka një strategji nacionale që është tejet pozitive në këto çështje.

“Tu japin profitet gjykata të gjitha lëndëve që kanë të bëjnë me trafikimin. Është një bos që qëndron prapa lypsarëve, është krim i pastër i organizuar”, ka përfunduar Hyseni.

Exit mobile version