Një parashikim se si secili shtet i SHBA-së do të goditet nga coronavirusi gjatë katër muajve të ardhshëm është publikuar nga shkencëtarët në Universitetin e Uashingtonit.
Studiuesit në Institutin për Metrika dhe Vlerësime Shëndetësore (IHME) në Universitetin e Washingtonit paralajmërojnë se vendi është i papërgatitur për parashikimet gjatë javëve të ardhshme.
Sipas modelit, kërkesa spitalore për trajtim COVID-19 pritet të arrijë kulmin në mbarë vendin në 15 prill, 2020, shkruan Newsweek, përcjell Telegrafi.
Ekipi parashikoi kërkesën e madhe për shërbime spitalore siç janë shtretërit e përgjithshëm të spitalit, shtretërit dhe njësitë e ventilimit të Njësisë së Kujdesit Intensiv (ICU), si dhe vdekjet e mundshme nga COVID-19 gjatë katër muajve të ardhshëm.
Vizualizimi në internet i ekipit tregon se deri më 30 mars 2020, vendi parashikohet të ketë nevojë për 220.643 shtretër, me një mungesë prej 54.046 të tillë.
Parashikohet gjithashtu nevoja për 32.976 shtretër të Njësive të Kujdesit Intensiv me një mungesë prej 13.856. Në përgjithësi, parashikohet të kërkohen 26.381 ventilatorë.
New York, New Jersey, dhe Vermont pritet të arrijnë kulmin më herët, me kërkesë për burime spitalore që arrijnë nivelin më të lartë në 9 prill 2020, sipas parashikimeve të modelit.
Në Nju Jork — ku numri i të vdekurve nga virusi i është afruar shifrës 2000 – spitalet parashikohet të kenë nevojë për 73,620 shtretër me një mungesë prej 60.610 në këtë datë, përfshirë 11.320 shtretër të ICU që kërkohen me një mungesë prej 10.602. Gjithashtu parashihet të ketë nevojë edhe për 9,055 ventilatorë.
Bazuar në të dhënat e tanishme, modeli po parashikon 83.967 vdekje nga COVID-19 deri më 4 gusht.
Megjithatë, punimi i Institutit që diskuton parashikimin nuk është shqyrtuar nga një grup ekspertësh për të vlerësuar gjetjet.
Ai përdor të dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), qeveritë lokale dhe kombëtare dhe informacione mbi aftësinë spitalore dhe asetet e shtetit.
Ndërsa vijnë më shumë të dhëna në çdo ditë, ekipi është duke azhurnuar modelin për të prodhuar një pasqyrim më të mirë të asaj se si gjërat lëvizin në SHBA. Kjo do të thotë që parashikimet mund të ndryshojnë çdo ditë.
Dr Harlan M Krumholz, profesor në Institutin për Studime Sociale dhe të Politikave, të Mjekësisë Investigative dhe të Shëndetit Publik në Universitetin Yale, i cili nuk punoi në studim, tha që modeli ofron pasqyra interesante dhe të rëndësishme, por paralajmëron se modelet si këto janë subjekt i supozimeve të ndërtuara mbi ato që dimë nga e kaluara.
“Ne mund ta marrim atë si informacion, por duhet të pranojmë se është një situatë shumë dinamike dhe ka të bëjë me më shumë sesa thjesht biologjinë e virusit”, ka thënë Krumholz për Newsweek, përcjell Telegrafi. “Bëhet fjalë për mënyrën se si ne po sillemi vetë dhe shkallën në të cilën po shkon shoqëria për të ngadalësuar përhapjen”.
Ndërsa Joshua Epstein, profesor i epidemiologjisë në Shkollën e Shëndetit Publik Global të NYU, i cili nuk ka punuar në studim, pajtohet që ka një pasiguri të mirë dhe thotë se modelit duket se i mungojnë faktorët e sjelljes.
Sipas azhurnimit të fundit, parashikimet supozojnë masat aktuale për distancimin shoqëror, duke përfshirë mbylljen e shkollave në 45 shtete dhe urdhrat për të qëndruar në shtëpi në 23.
Autorët e studimit nënvizojnë rëndësinë e sjelljes individuale dhe politikës së qeverisë, veçanërisht ato rreth distancës sociale, në kontrollin e përhapjes së virusit dhe uljen e kërkesës për shërbime spitalore.
Gjithsesi, autorët shpresojnë që të dhënat e IHME do të përdoren për të informuar strategjinë kundër virusit.
Andaj, studiuesit u kërkojnë autoriteteve të rrisin kapacitetin e “lehtësive të shëndetit” për të përmbushur kërkesat, ndërsa vazhdojnë të zbatojnë masa për distancimin shoqëror.
Krumholz tha që studiuesit janë duke shfrytëzuar më së miri të dhënat e kaluara për të projektuar të ardhmen, por askush nuk e di se si do të vazhdojë kjo histori pasi “ne jemi thjesht ende në fillim të saj në shumë vende”.
Ai shtoi se “gjithsesi këto lloj simulimesh po u tregojnë njerëzve se sa serioz është ky virus”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë
"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin