LAJMI I FUNDIT:

Gjermania nga e diela nuk e konsideron Kosovën zonë rreziku për COVID-19

Gjermania nga e diela nuk e konsideron Kosovën zonë rreziku për COVID-19

Nga e diela, 13 qershor, Gjermania do të heqë vendet e Ballkanit prej “listës së kuqe” që ishin për shkak të rasteve të larta me coronavirus.

Siç thuhet, kjo u njoftua nga Instituti “Robert Koch”, i cili hoqi disa vende nga lista e vendeve në rrezik për shkak të rënies së numrit të infeksioneve të reja.


Kosova është një ndër vendet që ka përfituar shkaku i rënies së numrave të të infektuarve me COVID-19, raporton dw.

Por, ata që vijnë në shtetet gjermane përmes aeroporteve do të duhet ende të kenë një test PCR negativ ose dëshmi se e kanë kaluar virusin apo janë vaksinuar.

Theksojmë se ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas njoftoi se shumica e vendeve të mbetura do të hiqen nga lista e rrezikut të udhëtimit të Gjermanisë deri më 1 korrik.

Ndryshe, ndër vendet e tjera janë edhe Austria, Kanada, Armenia, Azerbajxhani, Kanada, Libani, Moldavia, Ukraina dhe Qipro. /Telegrafi/