Një gjallëri në skenë që askënd nuk e linte indiferent. Shpërblimet i grabiste nga dora e moderatorëve të festivalit, duke treguar që buzëqeshja dhe gjallëria ishte shumë e sinqertë në sytë e një fëmije që po i gëzohej këngës. Teksa vajza e vogël po rritej, kënga ‘Koha për çifteli’ sjell një risi në imazhin e këngëtareve shqiptare.
Një minifustan me stilizim të veshjeve kombëtare,gjë që deri atëherë nuk ishte parë në skenën shqipe. Dhe askush nuk di të japë përgjigje pse kjo këngë ku ndërthurej për herë të parë kënga folklorike me ritme moderne, vallëzimi modern me atë të valleve shqipe dhe veshje moderne-kombëtare, i pengon syrit të dikujt që ndoshta nuk ishte kujtuar të bëjë këtë dhe kjo këngë neglizhohet në ekran, por fillojnë kopjimet e këtij stili që shohim sot e kësaj dite.
E ndrojtur dhe padrejtësisht e neglizhuar për atë që bën, “motra e Adelinës” nuk shpreh asnjëherë asnjë agresivitet, arrogancë,asnjë skandal, asgjë të shëmtuar. Vazhdon punën në realizimin e ëndrrës së saj.
Prapë e para në moshën eadoleshencës sjell një risi: Neomodernizmin në këngë dhe dukje, duke bërë e para klipin më modern shqip të asaj kohe. “Gajdexhiu” me një këngë të vjetër popullore të përpunuar mjeshtërisht në stilin modern. Dhe tamam krijohet përshtypja që është një vajzë e ëmbël e radhës, e cila do të këndojë dhe do të harrohet.
Revolta e këngëtares
Si duket kupa ishte mbushur dhe kënga “Partizani i vogël” është një kritikë e ashpër kundër të gjithë “partizanëve shpirtvegjël” postkomunistëve të cilët censurojnë modernen, nuk kuptojnë gjeneratat e reja dhe fshihen nën petkun e një “demokratizimi irreal”.
As këtë herë nuk harron të sjellë risi në imazh. Duke iu përshtatur këngës, ajo luan një vajzë që duket punk me pantallona të shkurtra, një hiphop stil me flokë të përdredhura porsi yjet muzikorë në vitet e tetëdhjetë, një orient i përkryer ku duket qartë që ajo e bën me qëllim që të tregojë revoltën artistike, një pamje spanjolle ku luan me zjarrin dhe një vajzë e shtrirë në pishinë me bikini të artë dhe grim e flokë të krehura alla Sophia Loren.
Askush nuk e kuptoi që kjo këngë ishte një revoltë e kontrolluar kundër “Partizanëve të vegjël” që po mbijetonin si mbeturina në kohën kur rinia shqiptare donte diçka tjetër.
Apo e kuptuan dhe e përçmuan duke u munduar ta lënë në harresë, sepse postkomunistët e vjetër rrezikonin të zbuloheshin në momentin që rinia ta kuptonte esencën e asaj që po flitej dhe po shihej në këngë.
Me një këmbëngulje të qetë, nuk ndal punën, por këtë herë befason me këngën që flet kundër përdorimit të narkotikëve. Këtu fillon një stad i ri, më serioz, ku kënga përkrahet nga instancat më të larta në Kosovë, siç janë Zyra Amerikane në Kosovë, Ministria e Kulturës dhe organizata finlandeze joqeveritare antidrogë “Labyrinth” me seli në Prishtinë.
U dha mesazhi i qartë shoqëruar me një klip filmik ku çdo skenë në mënyrë artistike tregon që “këtu flasim seriozisht kundër së keqes”.
Kthimi në origjinë
Megjithatë, kupton publikun i cili është në kërkim të çlodhjes nga temat serioze. Vazhdon me një tjetër befasi. Vajza moderne vesh dimi dhe këndon këngë popullore me dy rapsodë të shquar. Gjë që aq sa befason, po aq kënaq ata që e dëgjojnë dhe shikojnë “Rrushen e Lalës”.
Çdoherë ndryshe, ishte e qartë që suksesi po garantohej dhe hyn nën ombrellën e dy produksioneve të fuqishme shqipe për të lansuar një album i cili përcillet me sukses.
Çfarë do të ishte befasia e radhës në klipe që tashmë ishim mësuar t’i shohim? Një vajze e cila prek mitologjinë në klip, duke dalë nga guaska, për të aluduar në njërën ndër veprat më të njohura botërore të artit, pikturën “Lindja e Venus”- it të Botiçelit.
Një guxim që pakkush e kuptoi, apo nuk deshën ta kuptojnë. Deri më dje Venus apo Afërdita, dihej si perëndeshë e mitologjisë greke. Si bëhet që një shqiptare ta marrë guximin ta personifikojë në klip shqiptar?
Ndoshta për të treguar me veprën që historia po dëshmon që Afërdita mund të ketë qenë perëndeshë ilire, bazuar në emrin “Afrodita” (Afër-Dita) gjë që dëshmohet në histori duke u thënë që ajo lindi nga shkuma e detit kur po afrohej dita! Fakt që në shekullin XXI po dëshmohet nga historianët më të shquar botërorë. Pakkush e mendoi këtë.
Bukuria si krenari
Megjithatë bukuria fizike ishte një element që bllokonte mesazhet e klipeve dhe teksteve. Populli donte të shihte këmbë të gjata, gjoks të zbuluar, flokë të krehura, grim të theksuar, etj. Dhe ua dha.
Për t’iu treguar që bukuria nuk është handikap, por diçka me të cilën të gjithë krenohen. Por asnjëherë nuk braktis kualitetin. E kritikuar për dukjen “e zhveshur”, për “vokalin”, për “bukurinë e tepruar”, ajo nuk bën zhurmë.
Vajza e ndrojtur tashmë kishte kuptuar që xhelozitë harrohen. Mbesin veprat. Këtë e dëshmon me një vetëbesim të jashtëzakonshëm në intervista, më fjalor të pasuruar, qetësi shpirtërore dhe buzëqeshjen engjëllore të vajzës së vogël, e cila jep mesazhin“nuk mund të më lëkundni, kritika harrohet, veprat mbesin”. E veshur deri në fyt, lanson hitin e ri “Nga njëshi tek dhjeta”, për t’u renditur si njëri ndër 6 klipet më të shikuar shqip!
Kolona zanore surpriza e radhës
Mes klipeve, koncerteve të shumta anembanë botës, regjistrimeve, fotografimeve,intervistave ajo gjen kohën që të mbarojë një universitet për t’u bërë juriste e diplomuar dhe të jetë anëtare e organizatës humanitare për mbrojtjen e kafshëve “PETA”.
“Motra e Adelinës”, tashmë kishte krijuar identitetin e saj dhe po përjetohej ashtu siç është: Zanfina Ismajli.
Dhe kur shumë fansa po pyeteshin se “Çka tash? Cili është suksesi i radhës, apo
iku Zanfina?”, sikur një kometë e bukur, Zanfina Ismajli nga një ekip filmik gjermano- shqiptar që tashmë kishte shkelur në Berlinale, Khan, Hollywood, përzgjidhet mes pesëmbëdhjetë këngëtareve shqiptare për të kënduar kolonën zanore të filmit të parë shqiptar, i cili prezantohet ndërkombëtarisht.
Një bashkëproduksion gjermano-shqiptar, film i cili çdokënd që ka gjak shqiptari e bën të ndjehet krenar në lëkurën e vet. Zanfina tashmë si duket ka kaluar barrierat e xhelozive të ulëta, censurave të paarsyeshme, kritikëve që quajnë veten profesioniste dhe në i shohim gjithë ditën në kafenetë e qyteteve tona, të dehur duke mbajtur monologë: “Ah si ishte në kohën tonë!” “Ah komunizmi”…
Një interpretim që bën gjithsecilin të rrëqethet nga emocioni, duke fshehur linjat trupore, madje edhe veten për t’i krijuar hapësirësekuencave me mbresëlënëse të filmit “Koha e kometës”, Zanfina Ismajli dha provimin e fundit.
Tregoi që këndon ashtu që të gjithë, fansa apo antifansa, amatorë apo profesionistë të dëgjojnë këngën pa bërë zë deri në fund dhe të komentojnë gjithsecili në mënyrën e vet.
Këngën, të cilët njerëz të ardhur nga qilimat e kuq botërorë për të realizuar filmin “Koha e Kometes”, bazuar në njërën prej veprave më të shquara të kohës sonë, libri “Viti i mrapshtë” nga Ismail Kadare, Zanfina Ismajli hyn në tregun botëror e buzëqeshur dhe e qetë si gjithmonë, pa kthyer kokën rreth komenteve që harrohen pas tre ditësh.
Mjaft e pjekur që të kuptojë se vetëm një vepër e madhe diskutohet, ajo merr notën e publikut: Notën më të lartë. Për të buzëqeshur në qilimin e kuq krahas aktorëve botërorë, në krah me motrën Adelinë, e cila tashmë haptas merr guximin të tregojë sa shumë e do kolegen-motër.
Dhe tashmë, kur “Koha e Kometës” thyen rekordet në shikueshmëri, vajza e vogël që kërkonte demokraci, arriti atë që synon çdo artist.
Demokracinënë art, kulminacionin e shpirtërores në këngë, arrin të ndjehet më e relaksuar se kurrë në qilimin e kuq në krah me VIP-a botërorë. /PanoramaPlus/