Nga moskujdesi i shoferëve veturat përfunduan sipër njëra-tjetrës (Video)

Në Almaty të Kazakistanit, ka ndodhur një ngjarje e pazakontë, që e ka lënë një veturë sipër një tjetre.
Kamera e vendosur në një makinë që voziste pas, e ka regjistruar momentin, kur Toyota ka shpejtuar në drejtim të Mitshubish-it, duke përfunduar sipër tij.
Meqenëse rasti nuk ka mundur të xhirohet mirë, sepse është penguar nga një veturë në kalim, Policia nuk ka dhënë ende ndonjë shpjegim, se si ka ndodhur ngjarja.
Moskujdesi i dy shoferëve që ishin duke i drejtuar makinat ishte shkak i këtij aksidenti që ndodhi në mes të trafikut të ngjeshur të kryeqytetit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/05/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































