360 mijë shqiptarë të larguar nga vendi që nga viti 2008. Gati 20 mijë vetëm në tre-mujorin e parë të 2015-ës. Arsyet dhe mënyrat e udhëtimit kanë ndryshuar. Prirja jo. Largimet masive vazhdojnë.
Këtë herë, ka një specifikë: azili. Shtetasit duhet të jenë informuar e nëse jo, duhet ta pranojnë të vërtetën se azili politik, që të siguron strehimin në Gjermani apo kudo në vendet e BE-së, nuk është opsion.
Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, që do të thotë, shteti shqiptar konsiderohet t’i ketë përmbushur të gjitha detyrimet për të siguruar të drejtën e mbrojtjes nga përndjekje për shkak të fesë, gjinisë, grupimit politik, kombësisë apo përkatësisë së një grupi të caktuar social
Këto janë arsyet e vetme për të cilat çdo azil-kërkues përfiton të drejtën e strehimit në statusin e refugjatit sipas Konventes së Gjenevës 1951, të cilën edhe Shqipëria e ka nënshkruar.
Jashtë kësaj konvente, as Gjermania, asnjë shtet tjetër evropian nuk ka detyrim të ofrojë strehim, ushqim, ndihmë shëndetësore apo aq më tepër financiare për qindra mijëra të huaj që kalojnë kufirin e saj çdo ditë. Ka edhe një procedurë që duhet ndjekur, që zgjat nga tre muaj deri në një vit për të shqyrtuar dosjet e azil-kërkuesve, kohë brenda së cilës ofrohen fjetja dhe ushqimi bazë për ata persona që janë në proces.
Por, të kërkosh azil duhet ta meritosh atë. Dhe, asnjë shqiptar nuk e meriton azilin. Me bindje të plotë – jo. Sepse duhet të tregosh që je i përndjekur në mënyrë sistematike nga një kërcënim i caktuar jetik në vendin tënd dhe gjithashtu të vërtetosh se shteti i ka bërë përpjekjet e nuk ka arritur dot të të sigurojë mbrojtjen për këtë kanosje.
Dhe kjo e dimë të gjithë që nuk ekziston, përveç në ndonjë rast ekstrem, të egër e të izoluar. Pra, binomi shqiptar-azil politik, ka zero shanse ligjore për bashkëjetesë në vitin 2015. Nga ana tjetër, shpesh e më shpesh përmendet togfjalëshi tjetër: azil ekonomik. Shpikje qesharake. Ligjërisht, ky koncept nuk ekziston.
Nëse ti je keq, shumë keq ekonomikisht, dhe nuk siguron dot të ardhura as për ujë e për vaktet bazë, është fat i keq që të ka rënë në shpinë. Dhe jeton në një shtet të rënë. Ose të kapur, siç quhet ndryshe në gjuhën politike. Por, kjo nuk të jep të drejtën, asnjë sekondë të vetme, t’i kërkosh lekë, asistencë, mbështetje, ushqim, punë e llogari një vendi tjetër. Nuk ekziston kjo e drejtë dhe pikë. Duhet kuptuar qartë. Nuk ekziston azili ekonomik. Janë dy terma që ngatërrohen.
Shqiptarët ikin në Gjermani për arsye ekonomike, por prirja e fundit është të shprehen se kërkojnë azil ngaqë kështu thonë të gjithë. Por, interesante të dëgjosh përgjigjet e shumë njerëzve që vetëm pa muaj më parë i kemi pasur në kafe, në pallat, në shkollë apo në Facebook dhe sot krejt papritur, postojnë statuse depresive nga Gjermania. “Azil….nuk e di ça kam kërkuar. Asgjë. U thashë atje s’kemi as ç’të hamë, as ku të punojmë. Dhe ja, na kanë marrë pasaportat, na kanë dhënë nga një fletë që shërben si identifikuese dhe na kanë grupuar nëpër rezidencat e pritjes.
Presim. Po për Zotin, sikur të kishim pasaportat, do ishim kthyer. Se kështu është keq fare. As punë, as shtëpi, as lekë të mjaftueshme. Bëjnë mirë që i kanë bllokuar kufijtë andej” – më shkruan e shqetësuar një vajzë e re, që jeton në një dhomë nëntë metra katrorë me bashkëshortin e saj. Kaq është standardi ligjor. 4.5 metra katrorë për çdo individ. Në fillim njerëzit priten në mjedise të përbashkëta, ku mund të flenë 10-14 veta në një dhomë. Pastaj bëhet shpërndarja nëpër 21 qendrat pritëse nëpër të gjithë Gjermaninë. Këto janë përgjithësisht ish-ndërtesa ushtarake të lyera të furnizuara për të pritur të ardhurit.
Më së shumti janë larg zonave të banuara dhe jetesa 3-5 mujore brenda tyre bëhet e kontrolluar nga autoritetet. Ndërkohë që dosja (shpesh inekzistente) e kërkesës për azil (çfarëdo që kjo nënkupton prej shqiptarëve) shqyrtohet, ata nuk kanë të drejtë as të punojnë, as të lëvizin lirshëm nëpër Gjermani. Shërbimet e tjera bazë shëndetësore dhe edukative janë brenda kuadrit përmbushës për të drejtat bazë që do t’i ofroheshin çdo qenie njerëzore dhe në mbështetje të legjislacionit vendas. Pra:puna nuk pret askënd me krahë-hapur. Asnjë azilant nuk e gëzon këtë të drejtë.
Ndërkaq, askush nuk mund të kërkojë azil thjesht sepse nuk ka bukë mbi tryezë apo nuk ka punë në vendin e tij. Dhe gjasat e hidhura janë që kthimet të jenë po aq masive sa edhe largimet. Atëherë këtu NUK jemi gati për kapitullin tjetër. Pasi media dhe politika të jenë marrë në mënyrën e përhershme sipërfaqësore me problemin e largimeve, gënjeshtrave, mashtrimeve e propagandave që i shoqërojnë, do të fillojnë kthimet masive. Dhe aty, duhet të përgatitemi për një tjetër minë me sahat. Ku do të shkojnë këta mijëra njerëz të papunë, të pashpresë, të frustruar, të nëpërkëmbur, të gënjyer, të vjedhur, të diskriminuar nga politika në mënyrë sistematike për 25 vjet?
Imagjinonin sikur të kthehen në pak ditë a muaj të 360 mijë shqiptarët që kanë ikur që nga viti 2008? 360 mijë të pashpresë të tjerë, që, në pamundësi për të gjetur veten, do bëhen protagonistë vrasjesh, krimesh, vjedhjesh, dhunimesh verbale e fizike, burim konsumi e tregtie të gjithëfarë jashtëligjësie që mund të na shkojë nëpër mend.
Pse? Sepse shteti është i kapur. Ka dy pronarë: të majtën dhe të djathtën, me shërbëtorët e vet nga qendra e nga anët, që prej çerek shekulli, me mënyrën e tyre të keqmenaxhimit të çdo burimi në Shqipëri, kanë larguar prej saj më shumë shqiptarë sesa larguan turqit, grekët, serbët e komunistët bashkë.
Njëra palë e shtrydhi Shqipërinë deri në palcë, pala tjetër ia hoqi palcën fare. Po, shqiptarët janë gati të paguajnë dritat, taksat, ujin e ajrin e çfarëdo t’u kërkosh. Po në anën tjetër, kanë të drejtë të kenë edhe një alternativë për të fituar para për ato që duhet të paguajnë. E punë nuk ka. Të gjithë të diplomuarit e kohës donkishoteske të së djathtës apo edhe këta që hedhin e presin karafilat e rilindjes, janë pa punë. Masivisht pa punë. Mjerisht pa shpresën se mund të ketë diku ndonjë vend pune. Dhe nuk do guxoja t’i quaja dembelë. Është tallje që i kapërcen kufijtë e çdo shakaje.
As bujku, as fermeri, as mësuesi, as infermieri nuk e përballon dot luksin e pagesës mujore të gjithçkaje që të mbajmë mbi dafina monopolistët e naftës, të barnave, të drogës e të plumbave që i kemi në parlament apo në qeveri, lokale apo qendrore. Eksodin modern pa viza vërtet nuk e solli Rilindja, por ama u kujdes ta ujiste sa më mirë. Zero numri i reformave ekonomike apo nxitjeve të investimeve, çlirimit të klimës mbytëse për biznesin, politikave mbështetëse për prodhuesit apo akoma më shumë, përdorimit efikas të fondeve ndërkombëtare për Shqipërinë.
Miliona euro dëgjohen përditë në ekran sikur janë të destinuara për Shqipërinë, e në fakt, nuk janë asgjë tjetër veç riciklim i shifrave të majme nga njëra zyrë ndërkombëtare në tjetrën, që të mbajnë gjallë prezencën e tyre luksoze në Shqipëri, duke u vetëpaguar me rroga 10 a 20 mijë euroshe në muaj, në emër të bujqësisë, shëndetësisë, arsimit, turizmit apo ekonomisë shqiptare, e që përfundojnë me konferenca të rëndomta e letra pa pikë vlere paguar sa buxheti i disa ministrive bashkë. Shqiptarët nuk kanë të drejtë të kërkojnë azil.
Bëjnë gabim dhe gjasat e rikthimit janë shumë të larta. Por kanë arsye madhore të mos rrinë dot më në këtë vend që ofron vetëm pasiguri hiperaktive për vaktin e radhës, për punën e nesërme, për besimin e përdhosur, për shpresën e vrarë me shumë pasion nga një rreth amatoresk dhe i pangopur politik, gjyqësor e mediatik. E le të kthehen. Dhe si një ortek, të na marrin përpara me gjithë zemërimin e tyre të ndezur e tërësisht legjitim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?