Policia e Kosovës nga e marta do të nisë shqiptimin e gjobave për qytetarët që nuk respektojnë masat e dala nga Qeveria e Kosovës kundër coronavirusit.
Afrim Ahmeti, drejtori i Operacioneve në Policinë e Kosovës, ka thënë se dënimet do të jenë të mëdha.
Sipas tij, dënimet shkojnë nga 2 deri në 12 vjet burg, ndërsa për kundërvajtje sipas Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse deri në 8 mijë euro gjobë.
“Nga nesër do të fillojmë me shqiptimin e gjobave për shkak se numri i madh i të infektuarve është në rritje dhe po e shohim që nuk po ka alternativ tjetër pa filluar me shqiptimin e gjobave”.
“Ne nga fillimi i zbatimit të vendimeve qeverisë kemi hapur raste sipas Kodit Penal sipas nenit 249 dhe 250 dhe kemi asistuar inspektorët sanitar ndërsa tash ne përveç asistimit të inspektorëve sanitar dhe rasteve që do t’i aplikojmë sipas nenit 249-250 të Kodit Penal të Kosovës do të marrim shënime qytetarëve që nuk i zbatojnë këto masa dhe të njëjtat do të procedohen të inspektorët sanitar të cilët do të bëjnë këtë paraqitje për ta”.
“Dënimet janë mjaft të mëdha dhe sipas nenit 249 dhe 250 dënimet shkojnë nga 2 vjet deri në 12 vjet burg ndërsa për kundërvajtje sipas Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse deri në 8 mijë euro gjobë”, tha ai.
Ahmeti mes tjerash ka thënë se Policia e Kosovës nga dita e nesërme do të fillon punën me orar prej 12 orësh, si dhe do të ketë prezencë maksimale nëpër sheshe dhe rrugët kryesore.
Ai, siç raporton EO, ka theksuar se në të gjitha qytet e Kosovës ka pasur monitorim maksimal nga Policia.
“Duke e parë numrin e madh të infektuarve me Covid-19, Qeveria e vendit ka nxjerrë një vendim ditëve të fundit që obligon të gjitha institucionet për zbatimin e këtij vendimi dhe ndërmarrjen e masave me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19”.
“Edhe Policia e Kosovës është pjesë e zbatimit të këtij vendimi, ku nga dje kemi filluar sensibilizimin e opinionit të qytetarëve për tërheqjen e vërejtjeve dhe këshillimit që të bartin maska dhe të mbajnë distancën fizike dhe të mos grumbullohen në lokacione të caktuara në numër të madh të tyre”.
“Policia e Kosovës kur ka masa shtesë të sigurisë aplikon orarin 12 orësh të cilën orar do ta aplikojnë prej ditës së nesërme, policët do të angazhohen në asistencë të inspektorëve dhe krye detyrave të rregullta nëpër stacione policore nëpër të gjitha komunat dhe do të punojnë me orar 12 orësh dhe do të ketë prezencë maksimale nëpër sheshe, që të ndikohet në parandalimin e përhapjes së virusit”.
“Padyshim që nëpër të gjitha qytetet e Kosovës ka pasur kësi monitorim dhe nga nesër shumica e zyrtarëve e zyrtarëve policor që punojnë në nivelin qendror do të dislokohen në asistencë drejtorive rajonale dhe do të angazhohen në këto drejtori në kryerjen e detyrave që kërkohen prej tyre”, ka thënë ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSM kërkon kthimin e shpenzimeve të ushqimit, transportit dhe rritjen e pagës minimale në 450 euro
Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë
Deri në mesditë në burgun e Idrizovës kanë votuar 235 të burgosur, nga gjithsej 887 votues
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj