LAJMI I FUNDIT:

Nga e hëna ndryshim temperaturash (Tabela)

Nga e hëna ndryshim temperaturash (Tabela)

Javë me mot të ftohtë por kryesisht të kthjellët, vende-vende edhe me ngrica

24 shtator – Paradite mot kryesisht me diell. Gjatë ditës me kalimin e frontit, vranësirat do të shtohen dhe do të fyejë erë e fuqishme verilindore. Vende-vende priten reshje të dobëta shiu. Në mbrëmje ftohtë.


25 shtator – Mot i ftohtë, pjesërisht i vranët. Në mbrëmje edhe më ftohtë.

26 dhe 27 shtator – Mot i ftohtë, kryesisht me diell. Në mëngjes vende-vende mundësi edhe për ngrica.

28 shtator – Mot i mirë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit, do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga 12C, të hënën, në 0C deri +1C nga mesi i javës, ndërsa maksimalet nga 25C deri në 15C.

Era do të fyejë mesatare dhe fuqishme nga verilindja 5-15m/s.

Shtypja atmosferike do të rritet lartë mbi vlera normale, përcjell Telegrafi.