LAJMI I FUNDIT:

Nga e hëna mot i ndryshueshëm, priten edhe reshje bore

Nga e hëna mot i ndryshueshëm, priten edhe reshje bore

Ditëve të para të javës mbi rajon do të depërtojnë fusha të presionit të ulët, që do të sjellin kushte për reshje shiu dhe bore, ndërsa nga dita e martë, masa të ftohta ajrore nga Arktiku do të fillojnë shtrihen mbi vendin tonë, duke favorizuar mot më të ftohtë.

Fushat e presionit të ulët do të mbesin të bllokuara në lindje të rajonit, që do të sjellin mundësi për të reshura edhe ditën e enjte dhe të premte.


Ditën e mërkurë fusha të presion të lartë, përkohësisht do të sjellin mot me intervale më të gjata me diell.

Megjithëse pritet një mot më dinamik këto ditë, nuk do të ketë edhe qarkullim të mjaftueshëm ajror, mirëpo vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të luhaten ndërmjet atyre normale, e mbrëmjeve edhe në të pashëndetshme.

10.12 – Herët në mëngjes reshje të dobëta shiu dhe bore. Ditën mot kryesisht i vranët, kohëpaskohe me riga lokale shiu, e në vise malore mbi 1200m reshje bore.

11.12 – Mot i ftohtë, me vranësira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe me reshje lokale bore.

12.12 – Mot pjesërisht i vranët, por me intervale më të gjata me diell.

13.12-14.12 – Të enjten mot i ftohtë, kryesisht i vranët, e kohëpaskohe mundësi për reshje të dobëta bore. Edhe ditën e premte mot kryesisht i vranët, gjatë ditës mundësi për reshje të dobëta bore, që më vonë do të përzien edhe me shi, e vende-vende edhe shi i akullt.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie brenda vlerave mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet do të luhaten nga -5C deri në 0C, e ato maksimale do të zbresin nga +6C deri në +2C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu-veriperëndimi 2-8m/s.

Shtypja atmosferike, do të jetë jostabile, me luhatje të vlerave nën dhe mbi normale.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori